Gjykata e Gjirokastrës ‘vulos’ mandatin e dytë të Luiza Mandit në Bashkinë Libohovë
July 25, 2019
Gjykata e Gjirokastrës ka konfirmuar sot mandatin e Luiza Mandit në krye të Bashkisë Libohovë. Vendimi është dhënë paraditen e sotme nga gjyqtarja Blerta Çibuku. Në zgjedhje te 30 qershorit, Mandi është shpallur fituese me 1275 vota të vlefshme nga 1369 të hedhura më kuti. Ndërkohë nesër Kolegji Zgjedhor pritet të marrë vendim për Këshillin Bashkiak të Libohovës, shumicën e të cilit e ka Partia Socialiste. Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka marrë një këshilltar, ndërsa Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrë dy këshilltarë.