Gjykata e Lartë kërkon legalizimin e prostitucionit në Shqipëri

china-prostitution-raid_0Gjykata e Lartë kërkon dekriminalizimin e prostitucionit, e konkretisht përjashtimin nga dënimi me burg ose gjobë të vajzave që shfrytëzohen për këtë qëllim.
 
Pra, me pak fjalë, legalizimin e tij.
 
A1 Report mëson se kërkesa është depozituar prej tre muajsh në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal, kërkesë e cila është përcaktuar të shqyrtohet më 23 Prill.

“Shfuqizimi i nenit 113 të Kodit Penal si nen që vjen në kundërshtim me Kushtetutën”, është objekti i kërkesës së Gjykatës së Lartë. 

Por çfarë kërkohet të ndryshohet konkretisht?

Neni 113 thotë: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
Sipas këtij neni, akuza  është e njëjtë si për vajzat që shfrytëzohen për prostitucion edhe për personat që përfitojnë favore seksuale kundrejt lekëve. Duke argumentuar se neni është i paplotë, Gjykata e Lartë kërkon që viktimat e trafikimit të mos penalizohen nga ushtrimi i prostitucionit. Neni 113, sipas Gjykatës së Lartë, ka mangësi pasi nuk përcakton akuzë për rastet kur vajzat shfrytëzohen jashtë dëshirës së tyre për prostitucion nga tutorë. Pikërisht për këtë kategori, Gjykata i kërkon Kushtetueses që të mos konsiderohet vepër penale e rrjedhimisht të mos dënohen.Por çfarë është bërë shkas për këtë kërkesë?

 A1 Report mëson se gjatë shqyrtimit të një procesi gjyqësor me palë të përfshira në rrjetin e prostitucionit, disa prej anëtarëve të Kolegjit penal kanë vlerësuar si diskriminues etiketimin e grave si prostituta. Në këto kushte ka lindur nevoja për eliminimin e kësaj forme të diskriminimit ndaj grave.Cilat janë subjektet e interesuara në kërkesën e Gjykatës së Lartë?
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
Këshilli i Ministrave
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi