Gjykata lë në burg pedadogun Ismailati, mori lekë në këmbim të notës kaluese

fotoGjykata e Gjirokastrës ka vendosur vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pedagogun e universitetit “Eqerem Çabej”, i cili akuzohet se i ka marrë 10 mijë lekë të reja një studenteje në këmbim të notës kaluese në provimin e vjeshtës. 

Prokurori Julian Kafka kërkoi “arrest me burg”, kërkesë e cila u aprovua nga gjyqtarja Mirela Kore.
 
Avokati i të pandehurit e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm. Pedagogu i Infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës, Hamid Ismailati u arrestua të premten e javës së shkuar për mitmarrje.
 
Në momentin e arrestimit në portofol Ismailatit iu gjetën dhe iu sekuestruan 565 Euro dhe 28.500 lekë të reja, përveç shumës 10 mijë lekë që ia kishte dhënë studentja. 

Ngjarja e së premtes, 12 shtator 2014

Operacioni i koduar “Provimet e Vjeshtës” ka vënë në pranga pedagogun Hamid Ismailati në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, pasi akuzohet për korrupsion. Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ka prangosur Ismailatin në kushtet e flagrancës, me shumën 10 mijë lekë të reja, të cilat ia kishte marrë një studenteje në këmbim të notës kaluese.

Po kështu, sipas burimeve zyrtare nga policia, në momentin e arrestimit iu gjetën në portofol edhe një shumë prej 565 eurosh, si dhe 28.500 lekë të reja.

Hamid Ismailati ishte prej vitesh pedagog në degën e Infermierisë. Sipas policisë, goditja e këtij rasti është bërë me anë të metodave speciale të hetimit. Materialet i kanë kaluar në ngarkim prokurorisë së Gjirokastrës, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia e Gjirokastrës ka shpërndarë edhe fotot e lekëve që Ismailatit iu kapën në momentin e arrestimit. Për të parë fotot klikoni këtu.