Gjykata lë në qeli Spiro Kserën dhe Artevis Menen
January 31, 2016
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lejë në qeli ish-ministrin Spiro Ksera dhe ish-zyrtarin Artevis Mene, te arrestuar gjatë mbrëmjes së të premtes, për korrupsion me 300 milionë lekë të vjetra.
Ndërkaq, gjykata ka vendosur që për dy ish-zyrtare të tjera të arrestuara gjatë këtij operacioni t’i lejë të lira me masën e sigurisë “detyrim paraqitje.
Masat e sigurisë:
Spiro Ksera, arrest me burg
Artevis Mene, arrest me burg
Enda Tozaj, detyrim paraqitje
Pranvera Lilaj, detyrim paraqitje