Global Post: Lazarati një nga historitë më të lexuara në botë për 2013
Portali i njohur lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Global Post shkruan se lajmi “Kryeqyteti i hashashit në Europë nuk është Amsterdami” për Lazaratin është një nga lajmet më të lexuara të vitit 2013 në botë.
Ndër të tjera në shkrim thuhej se Lazarati prodhon 6 miliard dollarë marijuanë.
Këtë lajm nuk e ka anashkaluar as Deutsche Welle që i ka kushtuar një reportazh të shkurtër duke arritur të filmojë brenda në fshat.
Tema e Lazaratit u rikthye ne vemendje ditet e fundit pas nje prononcimi te deputetit te mazhorances, Kokedhima.
Këtë herë nuk flitet për luftë pasi ajo është e mbaruar por sot kanabisi është një bimë shumë e vlefshme për bujqësinë dhe të ardhurat e buxhetit – sipas deputetit Kokëdhima.
Deputeti socialist e argumentoi me suksesin që pati në Europë cilësia e kanabisit të Shqipërisë.
Sipas tij ka ardhur koha që prodhimi i kanabisit në të gjithë Shqipërinë dhe tregtimi i tij të mos bëhet në rrugë të paligjshme por të kontrollohet nga shteti.
Ideja duket pikante, por fakti qe rreth 6 muaj më parë, qeveria deklaroi fitoren mbi bimën që njollosi për vite Shqipërinë dhe sot, e njëjta bimë shihet si shpëtimtare për bujqësinë dhe buxhetin e shtetit, nuk ka kaluar pa ilaritet dhe reagime ne publik.