Goditet me sende të forta një oficer policie në Gjirokastër, mbërrin në spital në gjendje të rëndë (Emri)

Sokrat Muho me detyrë efektiv policie në Gjirokatës, është goditur me levë në kokë. Ky i fundit është transportuar për në urgjencën e spitalit në Gjirokastër në gjendje të rëndë. Mësohet se ai ka pasur debate me tre bashkëfshatarët e tij nga fshati Progonat i Tepelenës dhe sot ata i kanë nxjerrë inatin duke e rrahur në Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Thuhet se të tre këta persona kanë qenë nën efektin e alkoolit kur nisi sherri për motive banale. Efektivi i policisë është transportuar në spitalin “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore. Dyshohet se ai është goditur me bishtin e kazmës ose me një levë hekuri.
Gjirokastër/Informacion paraprak nga policia
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.