Grabiten gjatë natës dy dyqane në zonën muzeale të Gjirokastrës
April 28, 2016
Dy dyqane janë bërë pre e grabitjes në lagjen muzeale të qytetit të Gjirokastrës, pranë sheshit “Çerçiz Topulli”
Autorët kanë vjedhur mallin e dyqaneve gjatë orëve të natës duke u gdhirë 28 prilli. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Dyqanet e grabitur janë, njëri me fruta perime e tjetri me cigare.