Gruaja që vrau burrin me thikë pranon krimin, Gjykata i cakton masën “arrest me burg”
February 24, 2015
62-vjeçarjes Dituri Meni, e cila ekzekutoi me thikë bashkëshortin e saj, Flamur Meni, mbrëmjen e së shtunës, i është caktuar masa e sigurise “arrest me burg”.
Gjykata e Gjirokastrës bëri me dije sot masën e arrestit me burg për 62-vjeçaren, e cila e ka pranuar krimin, dhe ka rrëfyer edhe në gjykatë se, prej vitesh ka patur konflikte më bashkëshortin, pasi ky i fundit i shpenzonte paratë e pensionit për bixhoz dhe për alkool.
Kjo masë sigurie për Dituri Menin, ishte kërkuar edhe nga prokuroi i çështjes. 66-vjecari Flamur Meni ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa kishte marrë një plagë në zemër nga goditja me thikë e bashkëshortes.