Hakerat sulmojnë faqen e Kryeministrisë, thirrje për protesta
Faqja e Kryeministrisë është sulmuar sërish nga hakerat. Sulmi është bërë nga grupi ‘RedAnons_AL’. Ata kanë bërë thirrje për protesta, informon Dita.
“I bejme thirrje shoqerise civile te angazhohet ne protesta masive. Te protestojme per rritjen e tarifave. Te protestojme per nje jete me te mire, per nje gjykate me te drejte, per nje mundesi arsimi te barabarte. Te protestojme edhe kunder opozites inkezistente te sotme. Mjaft qendruam me koken poshte. Ata duhet te marrin urdherat nga NE, ata paguhen nga djersa jone. Ata jane sherbetoret tane, e kur nuk binden duhet ti ndeshkojme.
Nuk mund te presim 4 vjet qe te “ndeshkohen me vote”. Duhet te veprojme tani, ose e ardhmja jone do te jete shume e erret. Protestoni per vehten tuaj, per femijet tuaj, per familjaret tuaj, per fqinjet tuaj, per shqiperine tone! Le te marrin freret e protestave njerez me moral e oratore te zote qe e ndiejne ate qe do te thone. Hyni ne histori se po ngrini lart zerin e shtypur te shqiptareve te varfer”, thuhet në mesazhin e hakeruesve, ku ata shpjegojnë pse e kanë ndërmarrë këtë akt”.
Sipas hakerave ky sulm u be ne kuader te propagandes qeveritare per pseudo-presione per rritjen e çmimit te energjise.
“Ku doni te na dergoni me gjithe keto rritje cmimesh?! A jeni ne dijeni se vendi me potencialin me te madh energjitik ne rajon ka cmimin me te larte te saj?! A eshte e drejte qe per humbjet ne rrjet te paguajne ata qe kane qene te rregullt me pagesat?! Ftojme ministrin e energjise, Gjiknurin te beje vete kontrolle ne biznese dhe abonente familjare se te gjithe punonjesit jane te korruptuar. Te marre shembullin e ministrit Tahiri qe ben kontrolle personale me aq sa ka mundesi”.
Hakerat kanë një falenderim special për Prokurorin që urdhëroi arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani qe duhen verifikuar per 3 drejtore si dhe per gjyqtare qe kane shkelur haptazi ligjin.
“Ju lutem, kemi lexuar shume komente qe na lidhin me PD, ne te gjitha sulmet tona deri ne sulmin e fundit kemi denoncuar dhe kemi akuzuar gjithmone PD. E vertete se mund te paraqesim opinione sic kane ata, por mos harroni se cdo parti ne opozite behet pothuajse e ekstremit te majte, levizje qe ne te vertete jemi ne . Gjithashtu per arsye personale, materiali i paraqitur nuk eshte redaktuar qe te marri nje forme te rregullt. Duam te sqarojme dhe dicka, mos u fyeni nga perdorimi i simboleve komuniste nga ne. Komunizmi nuk ka lidhje me diktaturen e perjetuar ne Shqiperi” sqarojnë ata.
Më tej, hakerat kërkojnë kthimin e simboleve kombetare ne faqet qeveritare dhe rikthimin e blogut personal te kryeministrit në faqen kryeministria.al.