Hapen kutitë e para, nis numërimi në qarkun Gjirokastër
April 25, 2021

Procesi i numërimit të votave nuk ka vonuar pasi ka nisur 2 orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin. Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashkia e Policanit në qarkun Berat dhe ajo e Memaliajt në qarkun Gjirokastër. Kutitë e para kanë nisur të hapen edhe në Memaliaj. Argjirolajm.net do t’ju mbajë të informuar në orët në vijim mbi procesin e numërimit dhe daljen e rezultateve