Horoskopi, 22 korrik 2014
Janë një grup planetësh pozitive që ju japin një mbështetje shumë të fortë e të gjithanshme, kështu mund të konsideroheni me fat në profesion ku mund të merrni edhe promovime të mundshme.
Demi
Lumturia duket si e paarritshme por janë pikërisht momentet me miqtë me të afërmit dhe me të dashurit tuaj që mund të largojnë retë nga qielli juaj i ”ngrysur” prej shumë kohësh. Shëndeti i shkëlqyer.
Gaforrja
Është pikërisht Jupiteri planeti më pozitiv i shenjës tuaj e që do t’ju mbështesë. Duhet të keni parasysh që pas çdo ngjarjeje që ju duket jo e frytshme duhet të verifikoni me kujdes çdo rast që ju jepet.
Luani
Një periudhë e këndshme dhe me shumë gjëra të reja, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana sentimentale, më së fundi edhe ju do të ndjeni nevojën e një njeriu që t’ju mbrojë, por duhet të leni mënjanë krenarinë.
Virgjëresha
Afërdita dhe Marsi nxisin shumë fillimin e projekteve të reja dhe iniciativave që do t’ju sjellin më vonë të ardhura për të cilat as nuk do t’ju shkonte mendja. Duhet të bëni kujdes me dietën.
Peshorja
Është koha që ju të përmblidhni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike për të parë se si mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive është disi e shuar, por gjithsesi është kalimtare.
Akrepi
Rigjenerimi, energjia dhe idetë tuaja brilante kanë bërë që ju të tërhiqni vëmendjen e kolegëve tuaj. Do t’ju hapen shumë dyer dhe shumë shanse. Mos humbni asnjë mundësi.
Shigjetari
Ndjeheni të lodhur për shkak të Saturnit në kundërshtim me Afërditën, por kjo mund të jetë edhe fatndjellëse nga ana e ndjenjave, ndoshta së shpejti mund të njiheni me njeriun e duhur.
Bricjapi
Sot dita do të jetë plot me momente delikate dhe që kërkojnë kujdesin maksimal nga ju. Është mirë që të silleni në mënyrë sa më diplomatike për të mos lënduar personat që ju duan.
Ujori
Momenti më i shkëlqyer për ju, plot me surpriza të këndshme nga ana e kontratave të reja që presin vetëm nënshkrimin tuaj. Pozita juaj është gjithnjë drejt ngjitjes më të lartë profesionale.
Peshqit
Pas ditëve plot intensitet e ndjeni nevojën për të pushuar e për relaks, prandaj edhe rendimenti juaj në punë ka një rënie të ndjeshme. Duhet të jeni paksa më të duruar dhe gjërat do të sistemohen.