Horoskopi, 28 korrik 2014

horoskopiDashi

Kuadri yjor duket tejet pozitiv në shenjë, pavarësisht nga moria e punëve që duket se po ju mbyt. Do të keni shumë stimuj në planin profesional, por tregoni më shumë kujdes për financat tuaja.

 

Demi

Sa më shumë afër një objektivi jeni aq më shumë ju duket i paarritshëm. Por është vetëm një impresion dhe kaq. Humori juaj është i alternuar dhe kjo gjë ju bën të mos jeni gjithmonë i prirë për të qeshur.

 

Binjakët

Vërtet që t’i rikthehesh një pune të lënë për gjysmë nuk është shumë e këndshme, por kur ia vlen atëherë futjuni punës dyfish. Jeni të vlerësuar por duhet të jeni më bindës për të tjerët.

 

Gaforrja

Pritet një ditë mjaft e mirë për ju, sepse do të jeni në egidën e disa yjeve të mire që do t’ju mbështesin vazhdimisht. Nuk duhet të rrini pasive sepse zgjidhja e një problemi kërkon edhe kontributin tuaj.

 

Luani

Në sajë të një kuadri yjor përgjithësisht të mirët, mund të jeni të privilegjuarit e kësaj shenje, por gjithsesi ju këshillohet të mos shpërdorini rastet që ju paraqiten. Hëna në shenjë stimulon erosin .

 

Virgjëresha

Megjithëse keni kaluar një periudhë relativisht të ngjeshur në fushën profesionale, duket se kjo nuk ju bën edhe aq përshtypje dhe freskia juaj fizike, falë Marsit bën të jeni të papërballueshëm. Mirë dashuria.

 

Peshorja

Mundohuni të rifitoni kohën e humbur sa jeni akoma në kohë, pasi klima e favorshme që ju ofrohet nga yjet nuk mund të vazhdojë në pafundësi. Hëna ju bën ca misteriozë por magjepsës.

 

Akrepi

Mbështetja e yjeve sot është e tillë që mund të bëjë të ndërmerrni hapa vendimtarë për të ardhmen tuaj në planin profesional. Një surprizë e këndshme në planin sentimental ju risjell humorin.

 

Shigjetari

Për shkak të kontrasteve të  vazhdueshme të një numri planetësh në shenjën tuaj, pritet të kaloni  një periudhë relativisht të shkurtër në një lloj konfuzioni nga i cili do të dilni me shumë sforco. Afërdita ju mbështet në dashuri.

 

Bricjapi

Është një periudhë ku gjithçka duket se shkon në drejtimin e duhur për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje, por kjo nuk do të thotë aspak se duhet të flini mbi dafina. Raporte disi të tendosura me dikë.

 

Ujori

Kuadri pozitiv yjor do të bëjë që sot të ndjeheni të lirshëm, të relaksuar e plot energji, por pikërisht energjitë duhet të dini si t’i kontrolloni. Në planin sentimental gjërat duket se shkojnë mjaft mirë.

 

Peshqit

Duhet të përfitoni nga një kuadër yjor i favorshëm  për t’i hapur rrugën realizimit të një projekti për të cilin keni shpenzuar jo pak kohë, energji dhe para. Jeni disi të mbyllur e kjo nuk ju ndihmon në raportet me partnerin.