Horoskopi, 29 korrik 2014
Një kuadër yjor pozitiv duket se vjen në një moment të përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar apo për të filluar një aktivitet të ri. Kush ka kohë të mos prehë kohë, thotë një proverb..
Demi
Aftësia juaj për të daklë nga situata dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë për të kaluar lehtësisht një moment paksa të vështirë në fushën profesionale. Sa romantikë ju bën Hëna?
Binjakët
Jeni në njëmoment disi kritik, ku pavendosmëria juaj mund të sjellë pasoja, prandaj hiqni dorë nga dilemat dhe vendosni. Afërdita mund të sjellë një moment magjik në dashuri.
Gaforrja
Një situatë yjore pak e favorshme duhet t’ju bëjë më të tërhequr e më të kursyer, ndryshe vetëm do të shpenzoni e asgjë nuk do të fitoni. Keni nevojë për t’u organizuar më mirë.
Luani
Sot pritet një ditë e bukur, pasi do të jeni nën ndikimin e Diellit, që në një farë mënyre neutralizon edhe veprimin negativ të Marsit. Do të keni një rast mjaft të mirë në dashuri.
Virgjëresha
Sot mund të ekzaltoheni fare kollaj, pasi do të jeni nën ndikimin e një hënë që sjell eufori. Mundohuni të jeni sa më diplomatikë në një rapoert delikat me të tjerë. Mirë erosi.
Peshorja
Me Hënën në një orbitë aspak të favorshme është e kuptueshme që të jeni disi të papërqëndruar e shpirtërisht jo shumë të qetë. Mundohuni të jeni paksa më të hapur ndaj partnerit.
Akrepi
Të kesh Marsin me vete nuk është pak, por të dish të ruash energjitë është diçka që mund të sjellë shumë më tepër rezultat. Kujdes, në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë.
Shigjetari
Duket se ditët tuaja tani po fillojnë të bëhen më aktive, më frutdhënës e kjo kryesisht për meritë të Marsit që sot ju stimulon në shumë aspektet. Të lëkundur për të marrë vendime.
Bricjapi
Jeni në një moment kyç, por duket se nuk keni shumë kurajë për të marrë një vendim për të cilin çfarë nuk bluani në kokë. Ndoshta është më mirë të prisni edhe pak, sepse nuk do të humbisni fare.
Ujori
Edhe ju do të keni mbështetjen e marsit në shenjë, por nuk është se gjithçka që vjen nga qielli është vetëm pozitive. Vullnet e kurajë keni, por ju mungojnë idetë. Erosi në rritje.
Peshqit
Stabiliteti në shenje e Marsit duket se do të shënojë edhe fillimin e një periudhe plot impenjime, të cilat sigurisht që do të japin frutet që dëshironi. Paksa e zbehtë jeta në çift.