Horoskopi, 31 korrik 2014

horoskopi21Dashi

Sot ekuilibrat yjori mund t’i prishë Merkuri, prandaj dita mund të ketë të papritura për të cilat duhet të jeni të përgatitur. Është momenti për të vënë pikat mbi i në raportet me dikë.

Demi

Sot jo vetëm Afërdita, që është ylli i dashurisë, por edhe Jupiteri është “predispozuar” për të stimuluar anën sentimentale tek ju. Një arsye më shumë për t’u marrë sot pikërisht me dashurinë.

Binjakët

Qielli juaj është shumë i ndritshëm sot edhe pse ju vazhdoni (për inerci ndoshta) të qëndroni të ngrysur për shkak të problemeve të një dite më parë. Sot e keni gjetur të merreni me ekonominë?

Gaforrja

Gjendja juaj e alternuar shpirtërore (ku më shumë predominon melankolia) sot duhet të marrë fund dhe, të paktën për pak kohë. Mundohuni të harroni ankthet dhe problemet që i sjellin ato.

Luani

Gjithçka sot duket se është bërë “enkas” për ju që i përkisnin kësaj shenje, pasi yjet thonë se në të gjitha fushat do të jeni të “privilegjuarit” e fatit. Përse kërkoni të fitoni gjithçka e me çdo kusht?

Virgjëresha

Hëna në shenjë sot është në një orbitë që mund të sjellë stimuj të veçantë në aspektin sentimental, por mund dhe t’ju “turbullojë’ gjykimin. Situatat kalojnë më mirë pa i dramatizuar.

Peshorja

Edhe për ju, është dyshja Jupiter-Afërditë që kundërshton Marsin negativ në shenjë, prandaj në pjesën më të madhe të saj dita do të jetë e mirë. Një mbrëmje e këndshme ju pret me partnerin.

Akrepi

Edhe pse harmonitë qiellore (për shkak të hyrjes së Marsit në shenjë) mund të pësojnë ndonjë rënie të lehtë, prapëseprapë dita juaj nuk mund të komprometohet. Hëna sot ju bën brilantë.

Shigjetari

Orbita e re e Afërditës sjell jo vetëm qetësi shpirtërore për ju që i përkisni kësaj shenje, por edhe pasione të reja në dashuri. Ndërsa Hëna “ju a zgjidh” gjuhën aq sa bëheni të papërmbajtshëm.

Bricjapi

Edhe pse në këtë periudhë kthjelltësia e gjykimit tuaj ka qenë e errësuar nga një kuadër yjor aspak favorizues, duket një rreze drite në qiellin tuaj. Mos mendoni dhe aq për paratë sa për dashurinë.

Ujori

Sot, si rrallë ndonjëherë Merkuri dhe Saturni janë në një harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe, bashkë me Afërditën jua përcjellin atë ju në raportet me partnerin. Mos shihni shumë nga shpenzimet.

Peshqit

Nga njëra anë është Jupiteri që ju sjell energji të reja ndërsa nga ana tjetër është Marsi ai që ju bën elektrizues në marrëdhëniet me partnerin. Pozicioni i Hënës është gjithashtu interesant për erosin.