Horoskopi, 4 gusht 2014

horoskopi_nedeljai-664x443Dashi

Nxitimi që keni për t’i parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme nuk është gjë tjetër veçse shenja më qartë e paqëndrueshmërisë suaj. Të padurueshëm edhe në raportet me partnerin.

Demi

Nuk janë të pakët ata që i përkasin kësaj shenje dhe që sot do të ndjehen të ripërtërirë dhe me shumë dëshirë e vullnet për të punuar. Hëna favorizon lidhje të reja në planin sentimental.

Binjakët

Në përgjithësi sot pritet të jetë një ditë pozitive, por për të arritur një objektiv të rëndësishëm duhet të lini mënjanë hezitimet dhe të hidheni përpara me vendosmëri. Mirë dashuria.

Gaforrja

Duke qenë se është në një orbitë jo të favorshme, nuk ka sesi të pretendoni në ndonjë mbështetje të mundshme të Marsit. Përkundrazi, “planeti i kuq” mund të sjellë jo pak telashe.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në ndikimin pozitiv të një Jupiteri dominues në shenjë, që me pozicionin e tij do të jetë mbrojtësi dhe frymëzuesi tyre. Megjithatë, mos këndoni fitore para kohe.

Virgjëresha

Do të jeni ju “të përkëdhelurit” e Afërditës, e cila do t’ju sjellë energjitë, por edhe humorin e nevojshëm për të përballuar me sukses situatën në planin sentimental. Mirë shëndeti.

Peshorja

Duke qenë se kuadri yjor është shumë i favorshëm kjo periudhë që po kaloni mund t’jua ofrojë vërtet shumë shanse të mira. E keqja është se nuk dini të dalloni të mirën nga e keqja.

Akrepi

Jupiteri me peshën e tij të rëndë mund t’ju “tronditë” në planin sentimental, por për fatin tuaj të mirë, do të jetë Afërdita ajo që do t’i amortizojë goditjet. Sa e vështirë të komunikoni me dikë!

Shigjetari

Marsi do të kthehet vrullshëm në shenjë, duke fuqizuar ndjeshëm edhe veprimin e planetëve të tjerë të favorshëm. Kujdes, në dashuri gjithçka mund të ndodhë me një Afërditë “tekanjoze”.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë sot më shumë se çdo herë tjetër kujdes, pasi Merkuri “ngatërrestar” në shenjë mund të bëjë që sot të jeni konfuz, zevzekë dhe të padurueshëm.

Ujori

Pas një periudhe disi “gri” qielli juaj po fillon të hape, duke lënë të kalojnë nëpër “të çarat” që krijohen, rrezet e një dielli që ju ndriçon rrugën dhe idetë. Kujdes nga pabesia e dikujt.

Peshqit

Periudhën e tensionuar e plot telashe duket se e keni lënë prapa, prandaj është koha t’i ktheni sytë nga e ardhmja dhe të merreni më shumë me të. Mendohuni mirë para se të bëni një lëvizje të re.