Horoskopi, 6 gusht 2014
Kuadri yjor më se pozitiv do të bëjë të mundur që në shumë drejtime të jeni të favorizuar ndërsa ndikimi i Afërditës në planin sentimental do të thotë se do të jeni pasionalë në dashuri.
Demi
Tashmë që gjërat kanë ardhur atje ku dëshironi ju, nuk kini pse të hezitoni dhe t vazhdoni të qëndroni në pozita pritëse, por duhet të veproni. Një propozimi i ri mund t’ju zërë në befasi.
Binjakët
Marsi ndodhet tashmë në një orbitë nga ku duket se do të sjellë shumë vrull e energji, por edhe shumë agresivitet prandaj është mirë të mundoheni të ruani vetëkontrollin. Mezi prisni përgjigjen e dikujt.
Gaforrja
Do të jeni edhe sot nën mbrojtjen e Merkurit, prandaj ka shumë të ngjarë që në çdo përplasje të dilni fitimtarë. Vetëm në planin sentimental do të jeni disi nën mundësitë tuaja.
Luani
Ndryshimi gradual i atmosferës në një ambient ku deri tani nuk gjenit veten tuaj do të jetë një moment nga i cili duhet të përfitoni shumë, prandaj duhet të veproni me shpejtësi e zgjuarsi.
Virgjëresha
Është dobësuar ndjeshëm Marsit në shenjë e kjo do të thotë se do nuk do të jeni aq dinamikë në drejtim të aktivitetit tuajt. Megjithatë Afërdita stimulon raportet ndërpersonale.
Peshorja
Do të jeni nën ndikimin e një Merkuri shumë pozitiv, i cili do të stimulojë aftësinë tuaj për të krijuar dhe komunikueshmërinë tuaj, që do t’ju bëjë shumë bindës në diskutimet me të tjerët.
Akrepi
Tashmë si Merkuri ashtu edhe Afërdita janë larguar plotësisht nga orbita e “negative” për ju dhe tani duket sa ka filluar kthesa pozitive, sidomos pas hyrjes së Afërditës në shenjë.
Shigjetari
Ndoshta jeni të mësuar me njëtrajtshmërinë deri në monotoni të këtyre ditëve, por sot ndoshta një përplasje të paparashikuar mundtë ndryshojë gjithçka. Pritet një mbrëmje mjaft interesante.
Bricjapi
Vazhdon të jetë mjaft pozitive orbita aktuale e Marsit e, deri diku edhe e Uranit, por kujdes, sepse një hap i gabuar i juaji nga nxitimi që ju karakterizon mund të bëjë të përmbysni gjithçka.
Ujori
Pyesni njëqind vetë e bëni si dini vetë. Kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jepet në një ditë të tillë ku mund të ndodheni para disa ofertave e do ta keni të vështirë të bëni një zgjedhje.
Peshqit
Pritet një ditë jo fort e pozitive, ngaqë do të jeni konfuzë, pasi është marsi ai që me “hijen” e tij të rëndë, jua errëson gjykimin. Shpirti juaj kundërshtues bën që të mos pranon kollaj ofertat.