Horoskopi ditor, 10 mars 2015
Kjo ditë favorizon veprimet e guximshme. Marrja e nismave dhe guximi do të rezervojnë supriza të këndshme dhe arritje të kënaqshme për ju. Sot do mund të zbuloni se jeni të aftë për të bërë gjëra të cilat më parë nuk i keni menduar si të mundura.
Dashi
Sot mund të merreni me ndryshimin e modelimit të shtëpisë tuaj apo me ndryshimin e klimës psikologjike. Ndryshimet ne ambientin e banesës, apo pasurisë do të marrin më shumë kohë nga sa ju mendoni. Mund të ndodh që të kuptoni se keni berë gabim, ose se nuk keni shfrytëzuar siç duhet burimet tuaja.
Demi
Mund të lini mënjanë zgjidhjen e një çështje të rëndësishme dhe në vend të kësaj do të pushoni dhe do të grumbulloni energji. Diçka e gëzueshme dhe frymëzuese do të ndodh për ju. Mund të përfshiheni në mënyrë aktive në çështjet e familjes suaj ose në problemet e miqve tuaj.
Binjakët
Do të merrni disa fitime, të ardhura shtesë ose bonuse në portofolin tuaj. Marrëdhëniet tuaja të mira me shefin do të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim. Tendencat negative të ditës dhe ekstravagancat e tepruara, do të jenë jashtë loje sot.
Gaforrja
Çdo lëvizje e juaja do të udhëhiqet nga besimi dhe frymëzimi. Do të ndjeni sikur fati juaj do t’iu udhëzojë. 10 marsi është dita e disa zbulimeve të rëndësishme, fatit të mirë dhe rrethanave të lumtura. Shumë pengesa do të rrëzehen fare lehtësisht.
Luani
Suksesi juaj do të varet nga aftësia për të dëgjuar zërin e brendshëm dhe nga mbështetja e fatit tuaj. Mos e kushtëzoni fatin tuaj, por në vend të kësaj përdorni mundësitë që ju jepen, pasi mund të mos vijë një mundësi dy herë.
Virgjëresha
10 marsi është një ditë e mrekullueshme në qoftë se keni humbur besimin në vete. Ju do të gjeni mbështetje të madhe dhe suport moral mbi të gjitha. Disa virgjëresha mund të mendojnë se do të kapërcejnë çdo pengesë me një goditje të vetme. Dikush mund të motivojë veprimet tuaja të guximshme.
Peshorja
Sot do të tregoheni më shumë të zellshëm dhe me më shumë energji, veçanërisht ata që janë të fiksuar pas qëllimeve ambicioze, të cilët do të shfaqin një rritje të energjisë. Nëse nuk jeni mjaftueshëm të pavarur, autoriteti i të tjerëve mund të peshojë mbi ju.
Akrepi
Atmosfera e përgjithshme e ditës do të jetë mjaft pozitive. Përpara jush do të shtrihet një rrugë e re, ose në të kundërt do të vijoni me disa çështje të vjetra por të suksesshme. Shpirti juaj emocional, do të bëjë që të mos përjetoni shumë nuanca negative apo të shihni vetëm gjëra pozitive, por do ti shihni qartësisht të dyja anët e medaljes.
Shigjetari
Gjatë gjithë ditës do të jeni të gatshëm për të vepruar bazuar në aftësitë tuaja. Shumë prej jush do të shquhen për emocione tepër të forta, aspirata revolucionare dhe oreks në rritje. Idealet tuaja në familje dhe në jetën tuaj personale mund të zbehen, duke ringjallur një perspektivë të re në horizont.
Bricjapi
Sot do të jetë e vështirë për të konkurruar me të tjerët dhe për të kapërcyer pengesat. Mësoni të rifitoni dhe të pranoni pashmangshmërinë e ngjarjeve apo superiorietit të dikujt tjetër. Nëse ndryshimet dominojnë në marrëdhëniet tuaja, pranojini si të pashmangshme dhe jo si të nevojshme.
Ujori
Përfitimet financiare janë të rëndësishme, por sot ato duhen lënë mënjanë. Mënyra më e mirë e veprimit sot, është që të tregoheni sa më bujar. Ju mund të bëheni objekt bamirësie, por shmangni që një gjë të tillë ta bëni për tu krahasuar me dikë tjetër.
Peshqit
Një ditë e mrekullueshme ka ardhur për gjithë ata peshq që janë në kërkim të emocioneve të forta. Mos u mundoni që të shmangni shqetësimet dhe mos kini frikë nga e panjohura. Emocionet e forta do të nxjerrin në pah vetëm lumturinë tuaj.