Horoskopi ditor, 11 mars 2015
Atmosfera nga e cila ju do të rrethoheni gjatë kësaj dite do të jetë e qetë dhe e paqtë. Nuk parashikohen probleme apo komplikime në aspekte të ndryshme. Mundohuni të përqendroheni në projektet qëjanë të rëndësishme për ju dhe mos lini pas dore disa aspekte parësore në jetën tuaj personale.
Dashi
Qetësia juaj do të prishet nga një problem në dukej e i parëndësishëm në familje, por që do të ketë rëndësinë e tij. Mos veproni nën ndikimin e emocioneve dhe mundohuni të ruani balancën në rast se do t’ju duhet të bëni një zgjedhje.
Demi
Sot është shumë e rëndësishme për ju që të shmangi sa më shumë të mundeni njerëzit agresivë. Mundohuni të shmangni konfliktet në rast se ato nuk kanë të bëjnë aspak me ju. Nëse do të përfshiheni në ndonjë zënkë apo sherr të vogël, do të përfundoni të stresuar dhe gjendja juaj emocionale do të shkatërrohet plotësisht.
Binjakët
Do ta keni thuajse të pamundur të realizoni disa çështje biznesi. Çdo gjë do të ketë rrezikun e saj ndaj mos u nxitoni të ndërmerrni iniciativa pa e menduar mirë. Planifikoni mirë çfarë keni për të realizuar dhe hapat që duhet të hidhni.
Gaforrja
Zgjidhja e disa problemeve shqetësuese në ambientin familjar do të shndërrohen në qëllimin tuaj kryesor. Me shumë mundësi do të keni debate dhe konflikte në familje pasi disa persona nuk do të mund t’ju kuptojnë as ju e as qëllimet tuaja, por mos u dekurajoni. Mos lejoni që kjo të bëhet arsye për tu tërhequr.
Luani
Do të humbisni mundësi shumë të mira nëse do të përqendroheni vetëm tek qëllimet, interesat dhe problemet tuaja. Mos i ndrydhni përbrenda ndjenjat tuaja dhe mundohuni të jeni të hapur ndaj risive në çdo aspekt.
Virgjëresha
Do të jeni gjatë gjithë ditës duke planifikuar disa gjëra tepër interesante për të ardhmen tuaj me një mik apo të afërm. Me shumë mundësi do ti thoni lamtumirë një partneri, i cili mund të mos ketë mbajtur premtimet e bëra në anën financiare. Çfarëdo që të ndodhë, vijoni të jeni të sjellshëm dhe qëndroni në komunikim me personat që ju rrethojnë.
Peshorja
Pikat tuaja të dobëta gjatë kësaj dite do të jenë agresiviteti, mungesa e kompromisit, acarimi etj. Mund të keni një pengesë e cila vjen nga e kaluara, për të realizuar një çështje shumë të rëndësishme. Nëse nuk do të jeni mjaftueshëm të zotët për të realizuar disa projekte, më mirë hiqni dorë prej tyre.
Akrepi
Disa nga partnerët tuaj mund t’ju zhgënjejnë dhe të mos jenë aty për ju kur t’ju duhen. Mendoni pozitivisht dhe shikojini këto probleme si një mënyrë të re për të lëvizur dhe për të bërë gjërat në mënyrën e duhur. Këto janë pasojat e gabimeve që keni bërë në të shkuarën.
Shigjetari
Sot do të provoni momente ekzaltimi dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë. Do të ndesheni me frikën, duke qenë se nuk i keni hedhur ashtu siç duhet disa hapa në të shkuarën. Do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme të rëndësishme gjatë kësaj dite.
Bricjapi
Sot nuk duhet të merrni përsipër asnjë përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të bëni asnjë marrëveshje të rëndësishme. Do t’ju duhet ti ktheheni disa zakoneve të vjetra dhe të ndërmerrni masa të shpejta në lidhje me një çështje të rëndësishme. Do t’ju duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe tepër tolerantë.
Ujori
Do të jetë një ditë në të cilën ju do të jeni të mbushur me punë. Gabimet do të jenë pjesë e punës tuaj rutinore. Do të jeni gjithë kohën entuziastë dhe asnjë gjë nuk do t’ju ndalë. Mbani emocionet nën kontroll dhe çdo gjë do të shkojë mirë.
Peshqit
Do të kaloni disa momente shumë argëtuese por do t’ju duhet të jeni të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Bëni kujdes nëse keni ndonjë çështje ligjore problematike. Edhe në aspektin emocional dhe në veçanti, në lidhje me partnerin/partneren tuaj do të hasni probleme