Horoskopi ditor, 18 shkurt 2015

horoskopi-324x243Ky është mesi i javës dhe ju jeni plot me energji. Me kaq shumë energji ju do të plotësoni shumë gjëra. Entuziazmi juaj do të vijojë edhe gjatë pjesës tjetër të javës.

Dashi

Rrethanat e ditës së sotme do të testojnë aleancat tuaja me njerëz të tjerë, si dhe forcën dhe durimin që do të tregoni. Ky test vështirë se mund të quhet i lehtë. Mos shpresoni që të përfundoni disa lidhje të bezdisshme njëherësh, pasi mund të humbni një partneritet të vlefshëm. Ju dhe kundërshtarët tuaj do të përballeni më shumë se një herë për planet e së ardhmes.

Demi

Detyrat e kësaj dite do të kërkojnë përgjegjshmëri dhe guxim. Niveli juaj i përgjithshëm i energjisë do të jetë mjaft i rëndësishëm, kështu që përpiquni të jeni në formë të mirë. Dita juaj e punës mund të jetë mjaft e gjatë, kjo edhe për shkak të nevojës për të bërë punën e dikujt tjetër.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje krejt papritmas mund të kalojnë një krizë ose do të marrin pjesë në një lojë të rrezikshme me një rezultat të paparashikuar. Shanset nuk janë shumë të këqija, por një rezultat pozitiv do të kërkojë shumë përpjekje. Gjatë ditës së sotme mund të ndryshoni papritmas mendimin tuaj lidhur me çështje të rëndësishme.

Gaforrja

Do t’iu duhet të përqendroheni në familje dhe problemet në martesë. Kaosi mund të dominojë në shtëpinë tuaj dhe ju mund të ndryshoni në mënyrë drastike oraret e ditës. Pavarësia juaj mund të lëndojë ndjenjat. Nuk është i drejtë vetëm zëri juaj në familje, duhet të pranoni edhe mendimet e të tjerëve.

Luani

Do të arrini që të rregulloni me shpejtësi një atmosferë jo të lehtë sot. Vështirësitë e përkohshme do të kthehen në një fitim të mirë. Mos u shqetësoni për një marrëveshje të anuluar të biznesit, ose për vonesë në përmbylljen e tyre, pasi herët ose vonë këto çështje do të zgjidhen.

Virgjëresha

Situata juaj materiale do të rrezikohet nëse tregoheni dembel, pasiv ose konservator. Nëse ndiqni një stil jete aktive dhe do të mirëprisni ndryshimet progresive, do të keni zhvillime pozitive. Një kthesë e papritur e ngjarjeve duhet të shihet si një shans i mirë për të përmirësuar jetën tuaj.

Peshorja

Qysh në mëngjes do të përballeni me disa situata stresuese, por rezultati final do të jetë pozitiv. Ju do të fitoni një vlerësim të ri të problemeve të vjetra ose më në fund do të hiqni dorë nga mënyrat e pashpresa për të arritur suksesin. Do të fitoni forcën e nevojshme për të bindur kundërshtarët tuaj dhe do të gjeni fjalët e duhura për njerëzit që doni.

Akrepi

Një ndryshim i papritur i gjërave do t’iu shtyjë drejt komunikimit intensiv dhe lëvizjeve aktive. Duke u përpjekur të shkurtoni rrugën tuaj të suksesit, ju do të rrezikoni ta bëni më të gjatë atë. Mos harroni se duhet të ruani me fanatizëm qëllimet tuaja të vërteta.

Shigjetari

Mund të përballeni me disa grupe që i keni pasur afër dhe mund të humbisni besimin në to. Zhgënjimi mund të jetë i ndërsjelltë dhe ju mund të ndjeheni pjesërisht të fajësuar. Marrëdhëniet me probleme mund të kenë një ndikim negativ në çështjet tuaja financiare, por do të stimulojnë kërkimin ndaj vetes dhe përmirësimin e gjendjes shpirërore.

Bricjapi

Mund të mos përfshiheni në atmosferën e përgjithshme të ditës. Fati i keq mund të dëmtojë një bisedë konstruktive. Gjendja juaj mund tëjetë e paparashikueshme dhe planet tuaja mund të ndryshojnë si rezultat i saj. Mund të lindin disa tensione mes jush dhe njerëzve të tjerë.

Ujori

Pritshmëritë dhe llogaritjet tuaja gjatë kësaj dite do të dalin të dështuara. Megjithatë do të jeni të jeni të prirur ti shikoni gjërat pozitivisht të bindur në aftësitë tuaja. Do të ndodhë që të të humbni pikë para disa personave dhe të fitoni para dikujt tjerër.

Peshqit

Dita do të rezultojë e vështirë nëse jeni përqendruar në të ardhmen por ndeshni në disa ndryshime të menjëhershme. Rrethanat tuaja financiare dhe marrëdhëniet e partneritetit mund të ndryshojnë papritmas. Do të ndjeheni të gjykuar dhe kjo gjë do t’iu krijojë shqetësim