Horoskopi ditor, 19 shkurt 2015

horoskopi-324x243Do të jetë një ditë gjatë së cilës ju do të mund të argëtoheni dhe madje, edhe të bëni ndonjë gabim të vogël, të cilin do ta shijoni. Do të keni mundësinë të shfaqni inteligjencën tuaj si dhe do të mahnisni të tjerët nëpërmjet oratorisë e fjalëve që do të thoni.

Dashi

Kur flitet për komunikimin një element emocional do të ndikojë së tepërmi tek ju sot. Do të jeni gjatë gjithë kohës në garë dhe kjo gjë mund të sjellë probleme me eprorët tuaj, por që gjithsesi, duke pasur parasysh anën tuaj profesionale, do të dini të menaxhoni situatat.

Demi

Do t’ju duhet të shikoni me imtësi çdo detaj në mënyrë që të mund të zgjidhni siç duhet një problem të rëndësishëm. Duhet të rinisni një bisedë të rëndësishme me një koleg tuajin ose me një epror. Nëse vini re se dikush po sillet në mënyrë joprofesionale, provoni të dialogoni fillimisht me të.

Binjakët

Fjalët dhe veprimet tuaja do të jenë tërësisht efektive gjatë kësaj dite. Është një ditë shumë e mirë për të ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm. Mund të promovoni veten tuaj apo të tregoni këshillohet që të fusni elementë kreativë në punë tuaj rutinore.

Gaforrja

Ndryshimet që do të prekin jetën tuaj do të jenë shumë të rëndësishme dhe do të duan një vëmendje të veçantë nga ana juaj. Disa prej tyre duhet të diskutohen me disa persona të afërm. Mundohuni të mbani parasysh edhe mendimin të tjerëve dhe më pas veproni në mënyrë të pavarur.

Luani

Është një ditë shumë e mirë për të bërë takime, për të ndarë informacione me të tjerët apo edhe për të bërë ndonjë udhëtim të shkurtër. Do të merrni informacione të shumta të cilat do t’ju ndryshojnë mënyrën tuaj të të parit të gjërave. Disa prej jush do të performojnë në mënyrë brilante dhe do të lënë mbresa pozitive.

Virgjëresha

Është një ditë shumë e mirë për të bërë disa blerje në lidhje me një aparat teknologjik apo një mjet komunikimi. Nuk këshillohet të blini asnjë produkt bukurie. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet falë komunikimit, mënyrës tuaj miqësore të të vepruarit si dhe inteligjencës që do të tregoni.

Peshorja

Do të jeni të suksesshme në disa gjëra por në shuam të tjera suksesi juaj do të jetë në pikëpyetje. Gjithçka do të varet nga karakteri dhe humori juaj. Mundohuni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja kryesore dhe plotësojini ato, pa u menduar dy herë.

Akrepi

Është një ditë shumë e mirë për bisedime private. Nëse doni të përforconi kushtet tuaja të punës dhe pozicionin tuaj në ambientin rrethues, do të keni gjithë mundësitë për ta bërë. Nëse keni ndonjë kompleksitet në sjelljen apo veprimet tuaja, duhet të gjeni patjetër një mënyrë që ta shmangni atë dhe për këtë mund t’ju vijë në ndihmë ndonjë mik apo i afërm.

Shigjetari

Duhet tu jepni fund blerjeve të shumta të cilët përveç se ju bëjnë të shpenzoni më së koti shuma të konsiderueshme, nuk ju sjellin asnjë përfitim. Sot nuk këshillohet të kryeni ndonjë transaksion të rëndësishëm financiar. Nëse do të ndiheni e detyruar të bëni një zgjedhje, mundohuni ta mendoni mirë dhe më pas të jepni një përgjigje.

Bricjapi

Planet tuaja janë duke u realizuar pjesërisht. Do te filloni të ndiheni të vetmuar dhe disi të pashpresë pasi dëshirat dhe ëndrrat tuaja nuk po kthehen në realitet. Dikush të cilin ju e pëlqeni me të vërtetë shumë dhe keni investuar për të fituar simpatinë e tij/saj, nuk po kupton asnjë nga shenjat tuaja.

Ujori

Asi juaj nën mëngë sot do të jetë intelekti dhe inteligjenca. Do të mund të fitoni disa informacione të reja nëpërmjet studimit të një libri apo analizimit me kujdes të një situate. Do të preferoni të ndani eksperiencat tuaja me disa persona, sapo të kuptoni se jeni mjaftueshëm të informuar për të diskutuar mbi një temë të caktuar.

Peshqit

Shumë prej problemeve tuaja gjatë kësaj dite do të shkaktohen si pasojë e mungesës së aftësive tuaja për të kuptuar të tjerët apo për ti marrë ata në konsideratë. Do ta keni shumë të vështirë të ndërveproni me persona të tjerë, nëse mendoni përherë se vetëm ju keni të drejtë. Bëni kujdes në aspektin financiar, pasi do të jetë një ditë kritike për ekonominë tuaj