Horoskopi ditor, 2 mars 2015

horoskopi-324x243Kjo ditë premton shumë emocione dhe veprime që do t’ju ngjallin interesin për të bashkëvepruar me të tjerët. Mos u habisni nëse do të takoni dikë që nuk e prisnit apo nëse do të njiheni me disa situata të reja. Mundohuni të gjeni një të mesme të artë mes kënaqësisë ekstreme dhe qëndrimit me këmbë në tokë.
Dashi

Mos u gënjeni nga qetësia e mëngjesit. Dita do të duket normale por gjithçka do të ndryshojë sa hap e mbyll sytë dhe mbrëmja do t’ju gjejë me një ritëm krejtësisht të ndryshëm nga ai që jeni mësuar deri më tani. Mundohuni të përcaktoni disa qëllime kryesore për të ardhmen e afërt.

Demi

Situatat në të cilat do të përfshiheni gjatë kësaj dite, do të jenë tërësisht të parashikueshme nga ju. Çdo gjë që keni planifikuar për këtë ditë do të jetë tërësisht e realizuar. Mos u mundoni të gjeni partnerë të rinj në punë apo në jetë, pasi gjithçka që po kërkoni do të mund ta gjeni në një moment tjetër.

Binjakët

Do të jetë një ditë shumë e suksesshme nëse ju do të jeni të qartë për dëshirat tuaja dhe nëse do të plotësoni objektivat që i keni vënë vetes. Do të mund të përfundoni me sukses të madh dy projekte të rëndësishme, të cilat do të kenë efektet e tyre pozitive në jetën tuaj. Bëni kujdes me shëndetin dhe bëni mirë të dëgjoni disa këshilla të familjarëve.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të jeni në gjendje të kontrolloni me sukses çdo situatë që do të krijohet rreth jush. Edhe pse do të habiteni e befasoheni nga veprimet e disa personave, përsëri do të jeni në gjendje të mbani situatën nën kontroll. Do të tregoni vetëbesim dhe do të mund të planifikoni disa çështje të rëndësishme. Në fund të ditës do të përjetoni disa emocione të veçanta.

Luani

Gjatë pjesës së parë të ditës do të tregoheni shumë të mbyllur dhe do të bëni kujdes të madh për çdo fjalë që do të thoni. Do të rezervoheni dhe nuk do të bëheni pjesë e disa bisedimeve të rëndësishme. Këto do të jenë disa barriera që do të ndikojnë negativisht sjelljen dhe mendimet tuaja. Tregohuni të hapur dhe të kujdesshëm.

Virgjëresha

Interesat tuaja nuk kanë për të qenë më prioritet gjatë kësaj dite. Mundohuni tu shmangeni sa më shumë situatave konfliktuale dhe mos u tregoni të pamëshirshëm me personat që ju rrethojnë. Nëse doni që të keni një marrëdhënie të shëndetshme në aspektin mendor, bëni mirë që ti jepni partnerit hapësirën e tij apo ta lini të qetë në vetminë që mund ta karakterizojë.

Peshorja

Nuk është momenti më i mirë për të treguar forcën apo për të kryer disa aktivitete që kërkojnë energji të madhe. As mos u mundoni të bini në sy duke treguar virtytet tuaja pasi nuk do të mund t’ia arrini. Mundohuni të tregoheni paqësorë me ata që ju rrethojnë dhe mos ndërmerrni hapat e gabuar vetëm për shkak të një impulsi të momentit.

Akrepi

Yjet nuk ju sugjerojnë të bëni plane të mëdha për të ardhmen e afërt. Mos u mundoni të zgjasni në maksimum disa aktivitete të cilat mund ti kryeni në pak minuta. Gjithçka do të jetë në dëmin tuaj nëse humbisni kohën kot. Mundohuni të jeni efikas në punë dhe të mos merreni me detaje të parëndësishme.

Shigjetari

Pjesa e parë e kësaj dite me shumë mundësi do t’ju gjejë në shtëpi. Në fund të ditës do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë, familjarët apo të afërmit tuaj, të cilët do të dinë si t’ju vënë në qendër të vëmendjes dhe se si t’ju argëtojnë. Atmosfera që do t’ju rrethojë do të jetë pozitive dhe ju do të keni sukses në përmbushjen e disa qëllimeve.

Bricjapi

Orët e para të kësaj dite premtojnë për të gjithë ju qetësi dhe kënaqësi shpirtërore. Gjendja juaj emocionale do të jetë e kënaqshme dhe ju do të nisni të bëni plane për të ardhmen, duke u bazuar në disa interesa të së tashmes. Nëse takoni një mik apo koleg të vjetër, me të cilët punët nuk kanë shkuar aq mirë në të shkuarën, do të keni sukses në prezantimin e arritjeve tuaja.

Ujori

Çfarëdo që të ndodhe, ju do të vijoni të mendoni për interesat tuaja dhe do të doni të plotësoni të gjitha mangësitë që keni deri më tani. Mos e privoni veten tuaj nga dëshirat dhe mos merrni masa ekstreme për çdo gjë që ju ofrohet. Lëreni veten të lirë dhe shprehuni siç mendoni, pa u shqetësuar për paragjykimet e të tjerëve.

Peshqit

Gjatë kësaj dite të gjithë personat që janë nën shenjën e peshqve do të ndihen të kënaqur nga arritjet e tyre dhe do të duan t’ua prezantojnë ato edhe të tjerëve. Mund të vendosni të ktheni faqe në jetën tuaj. Kjo nuk këshillohet në rast se nuk jeni tërësisht të bindur për vendimet tuaja. Më mirë shtyni disa afate të vendimmarrjes se sa të gaboni duke u nxituar.