Horoskopi ditor, 22 mars 2015
Gjysma e parë e ditës do t’iu kapë në befasi dhe vështirë se do të jeni përgatitur për tu përballur me ato që do t’iu presin. Nëse mbani nervat nën kontroll dhe përqendroheni në atë që është e rëndësishme, ju do të arrini të mbijetoni. Mbrëmja do t’iu ofrojë një mundësi të mirë për tu çlodhur.
Dashi
Kjo ditë ofron mundësi të reja dhe këshillon që të lini pas çdo dyshim apo shqetësim kur merrni vendime. Ndiqni frymëzimin tuaj. Çdo aventurë do të ketë një fund të lumtur për ju. Dita është e mirë për udhëtime, bashkëveprim me njerëz të huaj, veçanërisht nëse i pëlqeni ata.
Demi
Harrojini stereotipet por ndryshoni diçka në rrugën tuaj të zakonshme. Ndryshimi i përkohshëm i imazhit do të bëjë që shumë nga femrat e lindura në këtë shenjë të ndihen mirë. Një stil i ri flokësh, veshje të reja apo shfrytëzimi i mundësive që do t’iu dalin përpara, do t’iu bëjë të ndiheni më me besim.
Binjakët
Yjet ju këshillojnë që të tregoheni miqësor dhe të shoqërueshëm, por ju paralajmërojnë që të mos jeni shumë naiv. Sot personi më i afërt i juaji, nuk do t’iu thotë të gjithë të vërtetën për shkak të disa arsyeve objektive. Ndoshta nuk do të jeni plotësisht të sinqertë, pavarësisht përpjekjeve për të provuar të kundërtën.
Gaforrja
22 marsi mund të rezultojë mjaft i zënë për gaforret. Ka shumë mundësi që të krijoni mërzi dhe sherr për veten tuaj. Kjo për shkak të rrethanave aktuale, si kushtet e pazakonshme apo kërkesat e papritura.
Luani
Shprehni një dëshirë. Sot yjet do të jenë të gatshëm për ta përmbushur atë pa llogaritur rrethanat dhe ngjarjet e ditës. Kaloni më shumë kohë me familjen, të dashurit tuaj dhe me njerëzit me të cilët ndani të njëjtat mendime. Mos humbni mundësinë për të ndarë një ide unike me miqtë tuaj.
Virgjëresha
Punët e shtëpisë mund të bëhen qendra e universit tuaj sot. Kjo është një kohë e mirë për kontaktet e ngushta me anëtarët e familjes suaj, për të diskutuar mbi ndryshimet e mundshme dhe përmirësimet në shtëpi. Shumë virgjëresha do të përfshihen nga romanticiteti dhe intriga.
Peshorja
Ndjenjat e përgjithshme të ditës janë pozitive. Kushtet do të jenë të favorshme për vendosjen e kontakteve tuaja, për udhëtime dhe për ndarjen e lajmeve. Shumë ngjarje të ndryshme do ti hasni rastësisht. Një kurs i favorshëm i ngjarjeve, mund të dëmtohet për shkak të shëndetit të dobët, apo disa punëve të vogla që do ngatërrohen. Ju mund të bëheni vonë për diku, apo të harroni diçka.
Akrepi
Kjo është një ditë shumë e mirë për blerje. Nëse nuk jeni të sigurtë nëse duhet të bleni diçka ose jo, dëgjoni edhe këshillat e të tjerëve për të mos u nxituar. Nëse nxitoni dhe nuk i shqyrtoni të gjitha mundësitë, ju do të humbisni një shumë jo të vogël parash dhe do të merrni një mall të cilësisë së dobët.
Shigjetari
Duhet të kuptoni dëshirat tuaj të vërteta, përndryshe do të humbni shumë energji dhe kohë. Për të shmangur diçka të tillë, ju duhet të shpenzoni më pak kohë duke menduar dhe në vend të kësaj, dëgjoni më shumë para se të veproni. Megjithatë jo çdo fjalë e thënë duhet marrë parasysh.
Bricjapi
22 marsi do të forcojë etjen tuaj për dije dhe për të rritur vëmendjen ndaj detajeve të padukshme. Ka shumë mundësi që të bëheni romantik dhe të përfshiheni nga mendime të lira, që do t’iu lejojnë të kënaqni veten në ato gjëra që zakonisht i keni shmangur.
Ujori
Nëse jeni të lodhur dhe gjërat nuk duken mirë, është koha që të kujdeseni për veten. Përkëdheleni veten me gjërat që ju pëlqejnë, dhe mos ju thoni jo aktiviteteve të reja dhe interesante. Kjo ditë do të ofrojë mundësi premtuese dhe do të ishte krim nëse do ti humbni ato.
Peshqit
Nuk do të jeni saktësisht të sigurtë për atë që do të bëni dhe kjo pasiguri kompromenton efikasitetin e përpjekjeve tuaja. Mos i reklamoni synimet tuaja, pasi në të kundërt i rrezikoni vetë. Ata të cilët janë lehtësisht të manipulueshëm, nuk duhet të ndikohen negativisht nga dikush i dyshimtë