Horoskopi ditor, 3 mars 2015

horoskopi_nedeljai-664x443Kjo do të jetë një ditë shumë premtuese. Ëndrrat tuaja më të mëdha dhe projektet që keni menduar deri më tani me shumë mundësi do të bëhen realitet. Mbani sytë dhe veshët hapur, në mënyrë që të mos ju shpëtojë asnjë mundësi që do të shfaqet në horizont.

Dashi

Do të jeni të mbushur me energji, të cilat nuk duhet ti humbni më së koti por duhet ti përdorni për të arritur realizimin e disa synimeve tuaja. Mos u largoni nga projektet që disa të afërm apo familjarë do të bëjnë, ku edhe do të duan t’ju përfshijnë. Tregohuni të gatshëm për të bashkëpunuar.

Demi

Do të shikoni se shumë situata do ta keni të pamundur për ti zgjidhur dhe në mënyrë të natyrshme do të kërkoni kalimin në një nivel tjetër. Do të doni të përshtateni me disa situata dhe persona të rinj. Mos i fshihni qëllimet tuaja pasi disa prej tyre do të kenë mundësinë të realizohen me pak ndihmë nga të afërmit gjatë kësaj dite.

Binjakët

Do të mund të shndërroni çdo problem në avantazh gjatë kësaj dite. Lajmet e mira do t’ju gëzojnë pa masë, pasi do të jenë njëkohësisht edhe të papritura për ju. Mund të takoni disa persona interesant. Parashikimi astrologjik ju favorizon gjatë kësaj dite.

Gaforrja

Duhet të nisni të mendoni në lidhje me progresin që do të bëni në disa drejtime. Mos humbni energji të shumta fizike dhe psikologjike duke u marrë me detaje të parëndësishme. Kushtojuni më shumë rëndësi çështjeve themelore në jetën tuaj.

Luani

Do të jeni në gjendje shumë të mirë shpirtërore dhe do të keni mundësinë të avanconi në shumë aspekte. Besoni tek ndjenjat tuaja dhe mos lejoni askënd t’ju prishë balancat. Do të jetë jnë ditë e mbarë dhe shumë e mirë për ju kjo e sotmja.

Virgjëresha

Do të jeni gati nisni një aventure të re emocionale. Paratë apo marrëdhënia me një person të caktuar mund t’ju shkaktojnë probleme. Mund të përjetoni një krizë në aspektin e dashurisë, kreativitetit apo financave, e cila do t’ju kthejë shumë pas. Zakonisht jeni mësuar t’ju bëni ndere të tjerëve. Është momenti që sot të tjerët t’ju bëjnë ndere ju.

Peshorja

Bëni kujdes dhe qëndroni gjithmonë në gatishmëri sot. Sot do të hasni disa vështirësi dhe do të keni probleme me të vërtetë të pakënaqshme, nëse më parë i keni shkaktuar një situatë negative disa personave. Bëni mirë të mbani parasysh edhe dëshirat e të tjerëve dhe të mos kërkoni vetëm plotësimin e kapriçove tuaja.

Akrepi

Kushtojuni rëndësi veprimeve dhe aktiviteteve të reja. Dita do të kalojë pa u ndier nëse keni në plan të bëni diçka të re, të cilën nuk e keni bërë më parë. Mos u përqendroni vetëm në rutinën e zakonshme ditore. Përgatituni për një ditë të “çmendur” dhe aktive.

Shigjetari

Gjërat që do të ndodhin rreth jush do të jenë përgjithësisht pozitive dhe nuk do t’ju penalizojnë në asnjë mënyrë, edhe nëse kohët e fundit nuk i keni bërë gjërat siç duhet. Tregoni besim në aftësitë tuaja dhe mos u ndalni nëse ju duhet të rrezikoni dhe të ndërmerrni disa hapa të rrezikshëm.

Bricjapi

Shumë prej jush do të kalojnë një ditë të tensionuar dhe qetësia nuk do të jetë aspak për ju. Gjithsesi, mund të minimizoni stresin duke mbajtur parasysh arritjet e mëdha të kohëve të fundit. Me shumë mundësi do të keni plot probleme në ambientin familjar dhe do të rrethoheni nga debatet.

Ujori

Ndjeshmëria juaj për të marrë informacione të reja do të rritet ndjeshëm gjatë kësaj dite. Do të jeni gjatë gjithë kohës në komunikim me të tjerët dhe do të nxirrni përfundimet tuaja në lidhje me një çështje problematike. Nëse ju duhet të merrni një vendim, sot është dita e duhur.

Peshqit

Sot është një ditë shumë e mirë për të gjithë personat e kësaj shenje. Këshillohet të bëni transaksione të vogla financiare dhe të mos shpenzoni shuma të mëdha. Priten surpriza të cilat ju as që i imagjinoni. Keni për të kaluar një ditë fantastike