Horoskopi ditor, e hënë 20 tetor 2014
Do të ndieni stresin dhe tensionin e ditës së parë në punë. Do të jetë një ditë e mbushur me të papritura dhe ndryshime. Disiplina në punë dhe vendosmëria do të bëjë që ju të dalloni mes të tjerëve.
Dashi
Gjatë kësaj dite, aspekti material do të ketë një rëndësi shumë të madhe për ju dhe jetën tuaj. Do të doni të fitoni sa më shumë, në mënyrë që të përforconi sigurinë shëndetësore të familjes tuaj. Nëse keni borxhe, bëni ç’është e mundur për t’i shlyer ato.
Demi
Bujaria, fisnikëria dhe zemërgjerësia juaj sot do të shoqërohen me intolerancën ndaj kritikave. Me kalimin e ditës do të humbni durimin dhe dialogu me ju do të shndërrohet në diçka të pamundur për tu realizuar. Nëse duhet të diskutoni disa gjëra me partnerin, mundohuni ti shtyni për një ditë tjetër, pasi kjo e sotmja nuk është më e mira.
Binjakët
Shumë prej jush do të humbin në fantazitë e tyre dhe do të lënë që gjithçka të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Disa të tjerë do të duan së tepërmi të mësojnë se çfarë është duke ndodhur rreth tyre. Do të jeni të zënë duke analizuar situatën financiare gjatë gjithë ditës.
Gaforrja
Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë shumë të mira dhe nëse do të duhet të bashkëpunoni, do të hidhni baza të forta, sa i takon aspektit material, duke ua bërë të tjerëve të qarta kushtet nën të cilat ju bashkëpunoni. Do të tërhiqeni nga një person që keni refuzuar përherë.
Luani
Nëse është e mundur, ju duhet ta kaloni këtë ditë në një ambient të qetë dhe të pashqetësuar. Ambientet familjare, një takim me miqtë e vjetër apo edhe diçka që keni kohë pa e bërë, mund të sjellë “parajsë” shpirtërore tek ju. Situata juaj financuare dhe ekonomike do të kenë një efekt të dukshëm në gjendjen tuaj psikike.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë e mirë dhe e realizuar kjo e sotmja. Ju e dini mirë se çfarë duhet të bëni, kur të nisni dhe kur të ndaleni, në të gjitha aspektet. Edhe personat të cilët nuk i njihni fare do t’ju dukeni shumë tërheqës përmes balancës dhe konfidencës që do t’ju ofroni. Është një moment shumë i mirë për të bërë një bisedë për një çështje të rëndësishme në familje.
Peshorja
Duhet të siguroheni se gjendja juaj shëndetësore është në rregull. Mos u frikësoni nga humbja e peshës. Mundohuni ti kushtoni rëndësinë e duhur çdo detaji në shëndet dhe mos neglizhoni.
Akrepi
Nëse do të jeni të rezervuar dhe tepër kritikë, do ta keni shumë të vështirë të ecni përpara dhe të bini në sy në ambientin ku punoni. Mundohuni të hiqni këto defekte nga karakteri juaj dhe përshtatuni me ambientin që ju rrethon.
Shigjetari
Do të doni të jeni në ambiente të rehatshme dhe të rrethuar nga njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të doni të jetoni të qetë dhe të mos shqetësoheni për asnjë lloj problemi që ju ka shoqëruar deri më tani. Orët e mbrëmjes do t’ju kthejnë me këmbë në tokë.
Bricjapi
Ndërsa do të jeni duke u marrë me mbarëvajtjen e aspektit material, do të harroni se ajo që ka më shumë rëndësi është ana sentimentale dhe do të jetë shumë vonë kur do të kuptoni se shumë prej miqve dhe të afërmve tuaj do të jenë larguar prej jush. Nuk do të keni dëshirë të kryeni asnjë aktivitet argëtues dhe kënaqësia më e vogël do t’ju duket e çuditshme sot.
Ujori
Mundohuni të ndërtoni vetë jetën tuaj, pa u detyruar të vareni nga të tjerët. Dëgjoni me vëmendje dhe merrni parasysh këshillat e të afërmve dhe familjarëve. Nëse nuk e keni ende një punë, sot është një moment i favorshëm për ta gjetur një të tillë. Mos i humbni shpresat.
Peshqit
Mund të ktheheni pas në dy ekstreme. Do të tregoni brishtësi të tejskajshme dhe bujari e zemërgjerësi në mënyrë të papërgjegjshme. Tregohuni të sinqertë por mos i tejkaloni kufijtë. Kujdesuni për shëndetin. Ana financiare do të jetë njësoj. Sa do të jepni, aq do të merrni