Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2014

horoskopiMundohuni të mos tregoheni tej mase optimistë sot dhe llogarisni çdo detaj me kujdes. Jepini vetes kohën që ju duhet për të menduar mirë çdo gjë. Orët e para të ditës nuk janë aspak të përshtatshme për të studiuar apo punuar me të tjerët. Dëshira juaj për harmoni të brendshme do të rritet dita-ditës.

Dashi

Dashuria juaj do të ketë nevojë për qetësi fizike dhe mendore. Kursejini komplimentet dhe lëvdatat, pasi disa njerëz do të përfitojnë nga ato. Do të keni disa probleme thelbësore në lidhje me aspektin sentimental dhe do t’ju duhet të merrni  një vendim në lidhje me të ardhmen.

Demi

Ju duhet të punoni më tepër sa i takon perfeksionimit të aftësive tuaja, në përmirësimin e marrëdhënieve me të tjerët. E gjithë atmosfera e kësaj dite do të varet nga ju. Nëse do të dini si të shmangni problemet, të gjithë, përfshirë edhe ju, do të përfitojnë nga situatat. Për shumë persona nën këtë shenjë, atmosfera e qetë do të garantojë shëndet të mirë psikologjik dhe mendor.

Binjakët

Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë ditës. Do të jeni të mbushur  me momente dashurie dhe frymëzuese, të cilat shpesh do të bëjnë që ju të përhumbeni në kujtime. Harroni rutinën dhe problemet e përditshme për një moment.

Gaforrja

Oreksi juaj vështirë se mund të cilësohet si modest. Edhe ju që mund të jeni në qendër të vëmendjes, do të keni nevojë për më shumë respekt dhe përkujdesje. Thellë brenda jush do të ndieni se ka diçka që nuk shkon në lidhje me disa persona dhe do të doni të rregulloni ose definoni marrëdhëniet me ta.

Luani

Është një ditë shumë e mirë për të bërë vizita, për të pritur miq apo për të kaluar disa aventura interesante. Mos u shqetësoni më kot me probleme, të cilat nuk mund t’i zgjidhni për momentin. Këshillohet t’i përkushtoheni më shumë vetes tuaj dhe pamjes së jashtme.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë e mirë dhe e mbushur me aventura për ju. Do t’i lejoni vetes kryerjen e disa blerjeve me vlerë, edhe nëse ato do të jenë në shuma të mëdha. Pavarësisht dyshimeve të shumta që do të keni, do të arrini të bëni zgjedhjen më të mirë. Buxheti juaj do të përmirësohet ndjeshëm dhe në këtë mënyrë do të mund të kompensoni paratë e harxhuara.

Peshorja

Do të jeni shumë sharmante sot dhe të aftë për të mposhtur këdo, vetëm për pak minuta. Vështirë se dikush do të mund t’i rezistojë sharmit tuaj. Nuk do të mund të përcaktoni se cili është çelësi i suksesit, por gjithsesi do ta shijoni çdo moment.

Akrepi

Pak siguri dhe sekret nuk do të dëmtonte askënd. Mbase nuk do të jeni të gatshëm të bëni sakrifica të mëdha për të ruajtur sekrete të ndryshme pasi do të ndikoheni nga gjendja juaj dhe e të tjerëve emocionale dhe ekonomike, por do të jetë e rëndësishme të kërkoni asistencë ekonomike dhe financiare tek disa persona.

Shigjetari

Do të jetë e pamundur për ju të jeni tërësisht në harmoni me të tjerët dhe të përshtateni me ta në shumë aspekte. Shijojeni jetën pasi rreth jush keni mjaft person a pozitivë dhe që duan t’ju argëtojnë. Nëse doni, mund të bëni plane për të ardhmen. Është moment i mirë për takime dashurie, miqësi si dhe takime publike

Bricjapi

Ju nuk do të jeni aspak të gatshëm për të bërë asnjë lëshim gjatë kësaj dite. Nëse jeni ende beqar, do të pëlqeni të rrini në pritje të njeriut të duhur dhe nuk do të merrni mundimin të njihni ata që do të kenë ndonjë defekt. Mos u habisni nëse veti të tilla do t’ju krijojnë mundësinë e izolimit.

Ujori

Është momenti i duhur për të qetësuar mendjen. Nëse diçka ju shqetëson dhe nuk ju lejon të ecni përpara prej disa kohësh, rrethanat që do të krijohen sot do të hapin rrugën për të zgjidhur problemet dhe për të vënë në jetë planet që kishit bërë më parë.

Peshqit

Problemet serioze nuk do të jenë shumë të vështira për tu përballuar nga ju sot. Gjithsesi ju do ta gjen i një arsye për të qenë të mërzitur. Mbani parasysh se sot edhe keqkuptimi më i vogël do të ndikojë shumë negativisht në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Tregohuni diplomatikë dhe të sjellshëm.