I riu nga Nepravishta, mes 60 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që kanë shkuar në Itali për emergjencën e Covid-19
Mes grupit të dytë të 60 mjekëve dhe infermierëve që shkuan nga Shqipëria në Itali, për të ndihmuar në emergjencën e Covid-19, është edhe një i ri nga Libohova. Konkretisht nga fshati Nepvravishtë. Neshet Çobani ka kryer studimet për Infermieri në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër. Në një komunikim me Argjirolajm.net ai thotë se ishte dëshira e tij për të shkuar në Itali pas thirrjes së bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht ai shërben në një spital në Pezaro, pranë Ankonës, ku siç thotë Çobani, ka shumë të infektuar me koronavirus. Nuk ka dëshirë të flasë për pagesën që do të marrë gjatë 30 ditëve të qëndrimit në Itali, por thotë se aty i kanë pritur shumë mirë dhe e vlerësojnë ndihmën e ofruar nga Shqipëria. Çobani ndan me ne edhe disa foto me veshjen speciale teksa ndodhet në spital./ argjirolajm.net