I vonon sanduiçin, shqiptari rreh stjuardesën
Nuk ka përfunduar në orarin e duhur fluturimi nga Gjeneva në Prishtinë. Kjo pasi një prej pasagjerëve, shqiptar i Kosovës ka shkaktuar një incident në bordin e avionit.
Sipas dëshmitareve ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ajo ia kishte vonuar sanduiçin. Pasagjerët e tjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e udhëtarit.
Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje të detyruar në Romë, duke ndërprerë rrugën.
Sulmin e ka konfirmuar edhe kompania EasyJet që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet.
Kosovari është ndaluar në Aeroportin e Romës dhe pasi ka dhënë dëshminë e tij është lënë i lirë.
Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për të marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00./