Ikën Astrit Aliaj, Odise Kote emërohet Prefekt i Gjirokastrës
October 21, 2020
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Prefektit të qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj. Po me vendim qeverie është emëruar prefekti i ri i qarkut. Ai është Odise Kote, i cili deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër. Pritet qe në ditët e ardhshme të ketë lëvizje të tjera në radhët e drejtuesve në Gjirokastër. Odise Kote ka shpërbyer për disa vite edhe si nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër, si dhe është autor i disa librave.