Ilir Metaj emërohet drejtor i OSHEE Gjirokastër
December 11, 2020

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Gjirokastër do të drejtohet nga Ilir Metaj. Prezantimi i tij në krye të këtij institucioni është bërë sot. Metaj zëvendëson në këtë detyrë Bledi Cerrin, i cili u komandua në muajin maj pas largimit të Dashamir Qelit. Deri më tani Metaj punonte te Kontrolli Tatimor, ndërsa kohë më parë ishte drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Gjirokastër.