Investimi për Unazën e Pogonit, Rama “nxjerr zbuluar” Vangjel Tavon
Ndërtimi i Unazës së Pogonit është një tjetër investim i rëndësishëm në Bashkinë Dropull, të cilin dy muaj me parë e prezantoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Ajo zhvilloi edhe një vizitë në Pogon, ku u takua me kryepleqtë e fshatrave për të dhënë më shumë detaje rreth projektit.
Por pas kësaj vizite, LSI Dropull reagoi duke thënë se ky investim kishte ardhur për shkak të angazhimit personal të deputetit Vangjel Tavo.
Ndërkohë një ditë me parë gjatë drekës në fshatin Goranxi në Dropull, Rama e përmendi sërish këtë investim në infrastrukturë si një vëmendje e veçantë e qeverisë shqiptare ndaj minoritetit, duke lënë të kuptohet kështu se përpjekja e Vangjel Tavos për t’u asociouar me këtë projekt është thjesht për efekt elektoral.
/Libohova Online/