Ish-drejtori i Policisë së Gjirokastrës emërohet në krye të Policisë së Shtetit
April 15, 2015


Haki Çako u komandua në këtë post pas dorëheqjes së Artan Didit, ndërsa tashmë ka marrë edhe zyrtarisht emërimin në krye të policisë.
Çako ka një karriere 23 vjeçare në Policinë e Shtetit, por pas operacionit të Lazaratit u emërua zv.drejtor i përgjithshëm për krimet e rënda. Para se të emërohej zv.drejtor ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.