Ishte dënuar me burg për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, ndalohet 21-vjeçari nga Gjirokastra
February 7, 2016
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit
Leonard Kule, 21 vjeç, banues në lagjen ‘’Varosh’’, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr.21-2015-1386/272, datë 15.09.2015 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.