Ishte dënuar në Athinë për drogë, arrestohet në Gjirokastër 37-vjeçari
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit :
Pano Çako, 37 vjeç, banues në fshatin Çepunë Gjirokastër.
Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi :
Me vendimin nr 105 datë 07.12.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin Pano Çako, ka vendosur njohjen e vendimit të huaj nr.937 datë 16.04.2007 të Gjykates B të Apelit të Athinës, Greqi.
Dënimi i dhënë nga Gjykata Greke me 10 vjet burgim për veprën penale të ” Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, konvertohet duke vendosur si masë dënimi për shtetasin Pano Çako, 8 vjet burgim.
Shtetasi Pano Çako ka vuajtur në shtetin Grek 5 (pesë)vjet, e 10 (dhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
Shtetasit Pano Çako i mbeten për të vuajtur dhe 2 (dy) vite,1 (një) muaj e 20 (njezetë) ditë burgim.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike i kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.