Izet Haxhia tregon kush financonte dhe drejtonte linjën e tritolit në Gjirokastër
Izet Haxhia një nga personat më të afërt të Berishës përgjatë viteve ‘90 është pyetur sot nga DITA lidhur me rikthimin e fushatës së tritolit në Shqipëri.
Ish-truproja që pati një rol kyç pranë Berishës deri në largimin e tij nga Shqipëria thotë se kjo fushatë terrori nuk ka të bëj vetëm me ministrin apo familjen e tij.
Haxhia dëshmon në intervistën që botohet nesër në DITA se në PD ka ekzistuar “një linjë e tritolit” me dijeni të plotë të Berishës dhe që përdorej për qëllimet e tij politike.
“Kanë qenë disa grupe që kryenin vendosjen e tritolit në pika të caktuara të vendit. Grupet e jugut me qendër në Gjirokastër që financoheshin nga miku i Hajdarit, Ful Kalivopuli i biri i Sokrat Kalivopulit, ish funksionar i larte i PD.
Autoret e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish-pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme dhe trafikante të ndryshëm.
Në atë kohë është vendosur tritol në ujësjellësin e Tiranës nga një i afërt i Berishës, janë vendosur tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Qafë Krrabë nga ai që e quanim grupi i kuksjanëve, të gjithë të lidhur me PD.
Berisha porositi vendosjen e tritolit tek lokali i Lush Përpalit se ky nxirrte pengesa në emërimet e njerëzve të SHIK …” – thotë ndër të tjera Haxhia.
Veç Gjirokastrës ai jep emra dhe detaje të tjera të rënda, të lidhura me Berishën për përdorimin e eksplozivëve në Vlorë, Tropojë dhe në Tiranë.
Haxhia thotë edhe çfarë mendon për policinë e shtetit dhe Artan Didin në situatën e sotme të rendit.
Intervista mund të lexohet e plotë nesër në DITA.