Ja 61 karburantet që abuzojnë me cilësinë dhe sasinë (lista)

karburant1 61 karburante janë gjobitur nga Inspektoriati Qendror Teknik vetëm përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, çka hap një tjetër debat për cilësinë e naftës.

Nga kontrollet e bëra, janë konstatuar raste të mungesës së dokumentacionit që tregon origjinën e produktit, por ka edhe mjaft subjekte, të cilat janë kapur duke mashtruar konsumatorin me cilësinë.

Inspektorati i cilësisë ka publikuar dhe listën me emrat e karburanteve që bëjnë këto shkelje dhe vjedhin konsumatorin si dhe ka marrë masa në vendosjen e gjobave për të gjithë.

Emrat tregojnë se janë vendosur gjoba në të gjithë vendin, gjë e cila ngre pikëpyetje të shumta në sigurinë e naftës që blemë. Gjobat variojnë nga 150 mijë lekë të rinj e deri në 1.5 milion lekë. 

04

03

02

01