Ja atlasi ndërkombëtar i tradhtive
Kur bie puna te tradhtitë, nuk ka si europianët.
Ata mbajnë rekordin.
Por në vend të parë për më shumë tradhti nuk janë ata.
Ndiqni më poshtë dhjetëshen e parë.
-Tajlanda kryeson listën e vendeve ku tradhtohet më shumë. 56 përqind thonë se tradhtojnë. Kjo nuk lidhet vetëm me faktin se Tajlanda është e famshme për turizmin seksual. Në këtë vend pasanikët kanë krahas gruas edhe një dashnore, që quhet Mia Noi.
-Në vend të dytë është Danimarka. Aty nuk zyrtarisht grua të dytë, por 46 përqind thonë se kanë tradhtuar.
-Në vend të tretë janë gjermanët me 45 përqind. Tradhtia është e përhapur sidomos në qytetet e mëdha.
-Dashnorët italianë janë në vendin e katërt. 44 përqind e tyre thonë se tradhtojnë.
-43 përqind e francezëve thonë se kanë tradhtuar. Nuk është çudi.
-Edhe Belgjika nuk ngelet pas. Ata janë në vendin e gjashtë me 40 përqind.
-Në vend të shtatë është Norvegjia. Edhe këtu 40 përqind tradhtojnë, por specifik është fakti se këtu janë shpesh damat që bëjnë hapin e parë.
-39 përqind e spanjollëve e pranojnë se nuk janë besnikë.
-Finlandezët janë në vendin e dhjetë me 36 përqind.
-Sërish janë europianët. Në vend të dhjetë janë britanikët me 36 përqind. Shifra e errët këtu thuhet se është shumë më e lartë.