Ja cikloni që po godet Shqipërinë dhe rajonin
Cikloni HILTRUD vazhdon të depërtojë nëpër Adriatik. Mbi pjesë të madhe të rajonit raportohen reshje bore, e përgjatë Adriatikut të reshura shiu dhe erëra të fuqishme. Për shkak se momentalisht po afrohet fronti i ngrohtë, temperaturat janë ngritur deri në +1C. Gjatë mbrëmjes vorbulla ciklonike do të lëvizë nëpër Shqipëri, Maqedoni dhe deri në Detin e Zi. Gjatë këtij kalimi frontet e mbyllura do të kalojnë edhe mbi vendin tonë, duke sjellë mundësi për të reshura bore me intensitet më të madh gjatë mbrëmjes dhe natës.
Pas kalimit të ciklonit, më pas masa ajrore të ftohta nga veriu do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat gjatë natës dhe në mëngjes deri në -4 deri në -5C. Gjatë natës erërat do të fryjnë nga veriu me shpejtësi edhe mbi 15m/s. Gjatë mëngjesit pritet të pushojnë, e gjatë ditës më pas priten kthjellime, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të zbresin edhe gjatë ditës, deri nën -10C në mbrëmje.