Ja çmimet e reja të energjisë
January 31, 2015
Enti Rregullator i Energjisë pritet të shpallë sot çmimet e reja të energjisë. Burimet pranë këtij institucioni pohojnë se niveli i çmimit për familjarët nuk do të jetë më pak se 9.5 lekë dhe jo më shumë se 9.7 lekë për kilovatorë. Sipas rregullores që ka funksionuar më parë, ERE do të shpallte çmimet e reja që më datën 7 dhjetor, pasi të ishin bërë të paktën tri dëgjesa publike.
Por duket se vonesat këtë vit dhe mungesa e transparencës kanë ardhur për shkak të ndjeshmërisë që do të ketë vendimi këtë herë. Çmimi i energjisë rritet për herë të parë pas tetë vitesh, nëpërmjet heqjes së fashës mbrojtëse 300 kilovat/orë me vlerën 7.5 lekë.