Ja kandidati i parë për drejtor Hipoteke në Gjirokastër. A do të ketë konkurs siç Rama premtoi?

Florian Taci përflitet si emri i mundshëm për të drejtuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër (Hipoteka). Por zyrtarizimi i tij në krye të këtij institucioni është ende larg pasi kryeministri Edi Rama ka premtuar se përzgjedhja do të bëhet me konkurs publik.

Taci jeton aktualisht në Tiranë, por është me origjinë nga Gjirokastra. Profesioni i tij është jurist, ndërsa ka qenë angazhuar politikisht edhe me Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushit.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ka qenë kandidat për deputet në qarkun Gjirokastër. Angazhime të tjera në PSD kanë qenë edhe posti i kreut të forumit rinor të kësaj partie.

Ndërsa në tetor 2013 Florjan Taci ka qenë avokat i partisë së Gjinushit në konfliktin që PSD kishte për çështjen e selisë në rrugën ‘Fortuzi’.

Mbetet për t’u parë nëse realisht do të ketë konkurs për kreun e ri të Hipotekës apo Taci do të emërohet në këtë post sikundër po përflitet së fundi në Gjirokastër. Nëse s’ka konkurs sic Rama premtoi, do të thotë se deklaratat e tij kanë qenë thjesht për show. Të shohim!

/ArgjiroLajm.net/