Ja ku jeton ish-komunisti Tsipras, që prej sot është kryeministër i Greqisë
Për një djalosh ish-komunist që vjen nga shtresa e grekëve të mesëm, tregues është edhe zona dhe shtëpia ku ai banon. Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull kreut të SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke vizituar lagjen ku ai jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët.
Korrespondenti i “The Telegraph” ka fotografuar shtëpinë e kreut të SYRYZA-s, e cila ndodhet në Kypseli të Athinës, një pallat 7-katësh në rrugën “Harmonia”, tipike e banesave të shtresave të mesme dhe punëtore në Greqi.
Sipas gazetës britanike, vetë lagjia ku jeton Tsipras dëshmon për prejardhjen e tij dhe përpjekjet për të drejtat e të varfërve në Greqi.
Banorë të lagjes i thanë gazetës “Telegraph” se Tsipras lëviz prej vitesh me të njëjtën makinë të thjeshtë, por pikëpyetja është nëse ai do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe kur të zgjidhet kryeministër.