Ja vargjet satanike që tërbuan myslimanët
Po bëhen disa ditë që romani “Vargjet satanike” i Salman Rushdisë ka dalë i përkthyer në Shqip, një çerek shekulli pas botimit të tij të parë në vitin 1988. Lapsi.al e ka lexuar menjëherë dhe ka nxjerrë pjesët pikante të tij. Ndryshe nga perceptimi kolektiv, kjo vepër rreth 500 faqe, është një histori që zhvillohet në botën moderne. Ajo ka si temë qëndrore një nga më të preferuarat e autorit, që ndeshet edhe në romanet e tjera të Salaman Rushdisë: çorientimin e emigrantit që duhet të luftojë mes kulturës së tij të origjinës nga e cila largohet përditë e më shumë dhe kulturës së vendit që e pret, pjesë e së cilës ai kërkon të bëhet. Por duke ngritur ura midis Indisë dhe Britanisë, të shkuarës dhe shekullit të XX, ky roman prek edhe tema të tjera, si për shembull besimi, fanatizmi fetar, racizmi, vdekja, hakmarrja dhe falja.
Po pse atëherë ai u bë një libër i urryer për botën muslimane dhe autori i tij u dënua me vdekje?
Libri ndahet në kapitujt tek dhe në kapitujt çift. Tek këta të fundit tregohen ëndrrat dhe makthet e një aktori indian i cili tashmë është zhvendosur në Londër, Gibreel Farishta. Pikërisht tek këto kapituj gjenden edhe disa nga “blasfemitë” që kanë tërbuar besimtarët muslimanë. Sepse, personazhit kryesor në halucinacionet e tij, i shfaqet herë një imam që kthehet nga ekzili për të nënshtruar popullin e tij, pas një revolucioni Aluzion për ajatollah Khomeinin. Një herë tjetër një vajzë që i bën thirrje fshatit të saj të shkojnë drejt Mekës, duke kaluar me këmbë detin e Arabisë. Por ajo që e ka bërë skandalin më të madh janë këto vargje:
Keni menduar për Latin dhe Uzën dhe Manatin, të tretën, tjetrën?
Ato janë zogjtë e lartësuar dhe lutjet e tyre në të vërtetë janë të dëshirueshme (përkthimi origjinal Alina Karaulli).
Autori i refereohet nje incidenti në jetën e profetit Muhamed i cili i shtoi keto vargje si pjese te Kuranit dhe pastaj i tërhoqi me argumentin se i’a kishte dërguar djalli për ta mashtruar dhe për ta bërë te mendonte se i kishin ardhur nga zoti. Me anë të ketyre vargjeve pranohej dhe lejohej lutja para tre perendeshave pagane para-slamike, perkatesisht Al-lati, Uza dhe Manati, cka përben shkelje te monoteizmit. Në roman kjo ngjarje shpjegohet si një leshim që bëri Muhamedi duke pasur parasysh përkrahjen e pakte qe kishte feja e re ne popull dhe nevojen për ta forcuar. Disa komentatorë islamike e kanë pranuar këtë pranim momental të vargjeve nga ana e Profetit, por shumica e studiuesve e hedhin poshtë dhe thonë që është fabrikuar nga mosbesuesit në fillmet e Islamit për të hedhur baltë mbi fene e re dhe pagabueshmërine e Profetit.
Këto ishin pra pjesët heretike të romanit. Ende pa dalë botimi i tij anglisht, parlamenti indian, mori vendim për moslejimin e futjes së tij në vend. Në Britani dhe në të gjithë botën plasën protesta të besimtarëve dhe botuesit e “Vargjeve Satanike” u dënuan me vdekje. Deri sa në 14 shkurt të vitit 1989 ajatollah Khomeini, udhëheqësi shpirtëror i revolucionit islamik iranian nxori një Fatva (dekret religjioz) i cili i bënte thirrje cdo myslimani të vrisnin indianin Salman Rushdi botuesit dhe cdo njeri që kishte djeni për këtë libër. Sipas kushtetutës iraniane Fatva hynte në fuqi menjëherë dhe vrasësit i jepeshin automatikisht 21 500 dollarë. Prej kësaj dite Salaman Rushdi qëndroi në ilegalitet, gjq që e ka përshkruar në linrin tjetër të tij të botuar në shqip “Anton Joseph