‘Ju flet Moska’ zbërthen karrierën e çuditshme të Dashamir Qelit, elektriçisti nga Gjirokastra që drejton FAF dhe bën tenderin e dyshimtë 220 milionë lekë (VIDEO)
Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj iu rikthyer edhe njëherë denoncimit të abuzimeve nga FAF. Myftaraj analizoi karrierën e drejtorit të kësaj ‘banke’ por edhe bëmen e fundit të tij. Sipas Myftaraj, Dashamir Qeli ka shpallur një tender për sistem të ri informatik në FAF prej 220 milionë lekësh të vjetra dhe që sipas tij është një vjedhje e pastër.
Myftaraj: Në zyrat e shtetit tonë ndodhin gjëra nga më të çuditshmet, karriera nga më të çuditshmet. Ndodhte në kohën kur kryeministër ishte Berisha, nuk ka ndryshuar dje dhe sot. Sot do tu flas për karrierën e çuditshme të një elektriçisti i cili është bërë praktikisht një bankier i madh me paratë e shtetit, paratë e ndihmave të huaja që vinë për fermerët shqiptarë dhe duhet tu shkojnë këtyre si kredi të leverdisshme dhe të buta. Kam folur edhe herë tjetër për këtë institucion i cili quhet FAF, Shoqëria e Parë e Zhvillimit dhe është një institucion shtetëror i cili merr ndihmat e huaja financiare që vinë për t’iu dhënë fermerëve shqiptarë dhe fondet që ndahen për këtë qëllim nga buxheti i shtetit dhe të gjitha këto pastaj duhet ti kanalizojnë në ndihmë të fermerëve me anë të kredive. Herë tjetër kam treguar sesi këta i japin kredi njëri-tjetrit në mënyrë skandaloze, sesi bëjnë lloj-lloj abuzimesh me këto miliona e miliona euro dhe dollarë. Sot do të flas për karrierën e çuditshme të drejtorit të tanishëm dhe për një bëm të tij të fundit madhështore, në kuptimin e abuzimit të parave publike. Dashamir Qeli, drejtori i tanishëm i FAF, u bë i famshëm kur u shkarkua live para kamerave nga kryetarja e bashkisë Gjirokastër e zgjedhur pas 2015 nga e majta për shkak se ky ishte emëruar me ndërhyrjen e Ahmetaj drejtor i Ujësjellësit dhe e kishte lënë Gjirokastrën pa ujë. Kishte bërë abuzime të tilla sa u shkarkua. Një drejtor i shkarkuar live para kamerave televizive, historike. Miku dhe shoku i ngushtë i tij Beni nuk e la pa punë Dashamirin dhe e ngriti në një institucion qëndror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, e bëri praktikisht bankier. FAF është një lloj banke që jep kredi me paratë e ndihmave të huaja dhe buxhetit të shtetit dhe këto i marrin njerëz si Dashi dhe tek fermerët as nuk pikon diçka jo më të rrjedhë. CV nuk e paraqet në faqen zyrtare të institucionit, por po ta kërkosh jetëshkrimin e tij, Dashi thotë se ekesperiencën e tij të punës e ka nisur si specialist në Ndërmarrjen Elektrike Gjirokastër në vitet ’87-’97. Shkollën e lartë e ka filluar në vitin ’95, punë në Gjirokastër ka nisur në ’87, çfarë do me thënë specialist në Ndërmarrjen Elektrike? Elektriçist do të thotë. Specialisti është inxhinier.
Ky ishte elektriçisti që bënte edhe punët e Benit sa herë kishte në shtëpinë në Tiranë. Beni i thotë bëj një shkollë se ne do të vimë në pushet dhe do të marr në një vend pune të mirë. Dashi u rregjistrua për Histori-Gjerografi në Universitetin “Eqerem Çabej” me mendimin të bëhej ndonjë mësues, drejtor shkolle. Por i thotë Beni në ’97 jo çfarë thua, megjithëse nuk kishte diplomën e shkollës së lartë, i thotë do të bëjmë inspektor në policinë doganore në Gjirokastër. Mbaroj shkollën në ’99, filloi shkollën tjetër për Financë-Kontabilitet po në Gjirokastër. Beni e rriti në detyrë dhe e bëri doganier të kontrollit aposterior tek Tre Urat në Përmet. Ironia është se në kohën që ishte tek Tre Urat vazhdonte studimet ditën në Gjirokastër për Financë. Sesi mund të jesh dhe tek Tre Urat në Përmet dhe në Universitet në Gjirokastër? Por një doganier mund ta bëjë. Në vitet 2008-2016 e vuri bashkia e Gjirokastrës që kishte PS drejtor të Ujësjellësit. Dashi pasi i ka dhënë kredi vetes si fermer ka shpallur blerjen e një sistemi të ri informatik për FAF me vlerë 22 mln lekë të reja, 220 mln lekë të vjetra.
Ndërkohë në 2017 e nxori institucionin me 10 mln lekë të vjetra fitim. Nuk po bën tender për të blerë një sistem informatik të ri por po e bën të copëzuar pjesë-pjesë. Kjo është vjedhje e hapur. Nëse kryeministri thotë denonconi, ja mor zotëri ku e ke, 220 milion lekë të vjetra të ka vjedhur elektricisti i shndërruar në bankier nga superministri jot. Është një vjedhje që çdo njeri që di minimumin e procedurave administrative e kupton që është një superarrogancë në këtë vjedhje. Të ndryshosh sistemin informatik të një institucioni që ka shumë para, ka Ministri që nuk kanë buxhetin sa FAF.Të bësh këtë pa një tender integral, që të vinë të paraqiten në tendër, kompani të specializuara dhe të thotë ajo e propozoj unë këtë sistem, duke bërë dhe zbritje. Ti e bën pjesë -pjesë me blerje të vogla dhe e ke shpallur në një gazetë lokale si tender që me gishat e të dy duarve a mund të numërohen lexuesit e saj.
Tani këta njerëz më duket se i ka kapur ai sindromi i mandatit të dytë që e kishim me këta të Saliut. Dmth, hajt të vjedhim se mandatin e tretë edhe po të vij partia tjetër s’do na lejnë. Dhe tani i ka zënë sindromi i mandatit të dytë në pushtet dhe po vjedhin kështu tani në mënyrë faree, në mënyrë që policia është me ne, prokuroria është me ne. Ky njeriu, shikoni dhe një gjë të fundit që është qesharake. Në një institucion si FAF do të kesh komunikime me të huajt, të marrish ndihma prej institucioneve finaciare ndërkombëtare sepse për këtë qëllim është ngritur FAF europian e amerikan. Duhet të bëj udhëtime jashtë shtetit. Tani Dashi deklaron gjuhë të huaj. Greqisht- nivel mesatar, Shqip- gjuhë amtare. Po hë more zoti kryeministër. Ti u talle me shumë të drejtë me doktoraturën në infermieri. Por më thuaj këtu tani. Këtij zotërie i kërkojnë këtu gjuhët e huaja dhe ky shkruan gjuhë shqipe. A e kupton ky që nuk ia kërkojnë këtë gjë. Merre e bëje anekdotë nëse e ka me gjithë mend atë fushatën tënde.