Ka festë në Gjirokastër, Luftëtari kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë
April 3, 2019
Luftëtari ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Partizanit, duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e kthimit. Me këtë fitore, bluzinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj kanë arritur të sigurojnë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të njohin edhe kundërshtarin e radhës nëpërmjet një shorti të lirë.
Gjatë takimit, Luftëtari ka qenë më kërkues i golit pavarësisht se ndeshjen e parë e kishte fituar 1-2, ndërkohë që loja e Partizanit është kushtëzuar disi edhe nga mungesat e shumta ku Gegës i është dashur të improvizojë jo pak. Partizani dhe Luftëtari, do të takohen edhe një herë tjetër pak ditë më vonë për javën e fundit të fazës së tretë në Kategorinë Superiore.