Kadri Roshi, nderi i Libohovës
Nga Dr. Izet Çulli, me rastin e 90 vjetorit të lindjes
“KADRI RROSHI-KALORËS MBI DET”, libri i autorit Petrit Ruka.
Edhe unë e kam takuar Kadri Roshin qysh nga fillimi I viteve 1960, kur luante “Dhelpëra dhe Rushtë’’, në Teatrin Popullor e më pas, në skena, ekrane televizive dhe më vonë në Tepelenë e Divjakë, nëpër spitale, si dhe në apartamentin e tij modest, në katin e tretë, tek ruga”Mine Peza” në Tiranë. Sot le të flasim për jetën e tij në librin e Petrit Rukës i cili fatmirësisht, ka bërë dhe një dokumentar për të, me titull “ Butrinti i gjallë”(1997). Jeta e Kadriut ka nisur në Ballsh, 4 janar 1924,” ku i ka rënur koka”, si thoshte Cajupi jone i madh, por prejardhjen (gje që e përsëristë shpesh ) e kishte nga Libohova historimadhe. Takimi i fundit me vendorgjinën, ku lindën të parët e tij, për nga emocionet që mbart, besoj, se nuk ka penë ta përshkruajë.
Ai puthi trojet aty nën shkollën Avni Rustemi dhe pikoi lot në filxhanin kafesë së lamtumirës, që ia serviri dora e ngrohtë e nënës Libohovite. Lexojmë nga libri i Petrit Rukës : “Hyjmë në vatanin e prindërve që tani është pronë e të tjerëve (shitur). E ka gjetur vetë shtëpinë edhe pse ka ardhur këtu vetëm fëmijë ,….Në avlli ….një plakë shami zezë e ka njohur me një herë…;..dhe kur Kadriu i ka shtrirë dorën , ajo ja ka puthur dhe ja ka mbështetur ne ballë. Duhen pak çaste që ta marim vesh se është nëna e një regjisori . Djali i saj është Osman Buzo “.
Dhe eci poeti kronikan Petrit Ruka me mbretin e skenës, në rrugët e atdheut deri në Butrintin e madhërishëm në atë kohë të marrëzuar të 1997 ës. Dhe ja, diku në rugë u del një polic, i cili sapo e shikon madhërinë e tij, lutet, për ti puthur Kadriut të madh, ato duar të reshkura, atë ballë sokratik. Jeta e Kadri Roshit ka rjedhur e rëndë, si e çdo jetimi. Tek ai mjeranëria u takua me varfërinë e tej skajëshme, për ta gjunjëzuar, por hekurvullneti dhe sakrifica e pambarimtë e mposhtën mjerimin, duke fituar mbi të pa mundurën, prandaj ai u shfaq para nesh si një” kalorës mbi det”. Kjo, sigurisht është një figurë letrare, por që e ka shtëpinë, në jetën e këtij plebeu të artit.
Pa mendoni një grimë, këtë njeri me kater klasë foshnjore, që s’kish patur mundësi të lexonte qoftë dhe një libër të vetëm, së paku gjer në moshën 18 vjeç dhe ariti të përfundojë studimet aktoreske, në një vend traditashumë, si Cekia e pastaj të kalërojë në skenë, si ai dhe asnjë tjetër, të ngrihej në mit, të legjendarizohej. Dhe u ngjit pastaj në maja ,duke prekur flamujt e fitores, aq sa ngeli objekt zilie, për shumë nga raca e artistëve .. Janë role statuja, që shoqërojnë gjalljen tonë dhe na pushtojnë të tërin : Ezopi, Arturo Ui, Plaku Mere, Safa Ymeri, Murat Bënca, Abdyl Frashëri, Mullixhiu, Kujdestari. Lista do të vazhdonte, me ëndrën, me pengun e jetës së tij, për rolin e gjëmimtarit Ali Pashë Tepelena ,të cilin, ai do ta kryejë me siguri dhe atje ku ka shaluar kalin, që ecën mbi det.
Ai mbriti deri atje, ku donte të arinte, nga se në kokë i lëvrinte deviza e madhe “ Bota u takon guximtarëve.” Kadriu eci nxituar rugëve të atdheut, ndonse me një fëmijëri si mos më keq, me tesha,” vjetërsira të sajuara”, pothuajse zbathur, e herë me këpucë të të njëjtës këmbë, me një çamtë gati mitike mbi shpinë dhe pa një kokër leku në xhep. Kaloi netë, me gjoksin përballë erërave dimërore, që ulërinin, strehuar në një fuçi zifti, deri sa mbëriti në këmbë në Kavajë tek motra e tij, ku gjeti shpëtim e për të cilën shprehet (Motra si motra )Po a mund që Kadri Roshi, të qëndronte në vend? Jo, ai do të guxonte dhe vetëm, do guxonte e nuk do haronte asnjëherë, se e nisi punën si hamall me thasët e çimentos 50 kg, ndërsa vetë, peshonte 48 kg.
Petrit Ruka në librin “kalorësi mbi det” në 30 kapitujt e shkurtër e të përmbledhur, shtjellon konkursin e zhvilluar në Tiranë, për aktor, ku ai nuk kishte fituar. Do ishte dorëngrohtesia, humaniteti dhe dashamirësia e Xhemal Brojës, (drejtori i parë i teatrit të shtetit), që e mori për dore dhe e çoi në teatër, ku ai do të hidhte hapat e para ( në fillim si pëshpëritës, sufler).-“ Mezi prisja të sëmurej ndonjeri prej tyre “,- kujton aktori i madh – se vija unë ta zëvëndësoja, por për fatin tim të keq, aktorët rrallë sëmureshin”- Dita për Kadri Roshin dhe shokun e tij të skenës, Lazër Filipin, erdhi me një vepër të Nikollaj Gogolit,” Martesa” ku ata bënë një kapërxim, një hap të jashtëzakonshëm dhe korën një sukses të paparashikushëm, që u çeli të arthmen. Ata nisen në Zagrep e pastaj në Pragën e Artë, ku “antar i padukshëm i komisjonit të pranimit, ishte vetë Aleksandër Mojsiu”. Ku ta imagjinonte atëherë, kryetari i zhurisë së pranimit, artisti i lavdishëm Cek, Vladimir Peshek, se po pranonte në shkollë, Kadri Roshin, atë, që nesër do të merte kurorën e mbretit të skenës, pas Aleksandër Mojsiut. Për këtë artist të madh, si mal, ne përherë, do të jemi të “uritur”, se ca bukë të tilla si “Kadri Rroshi,” “ janë bukë Kombëtare”- thekson Petrit Ruka dhe më tej vazhdon :
-Është midis të mëdhenjve tanë, një bukë e madhe, që do të ushqejë kohën në stinë të vështira a begatisë së pritëshme.- Artisti i shquar në shesh xhirimin e skenës, përballonte çdo vështirësi e situatë, si një ushtar kokëbindur, pa u ankuar kurrë dhe bilanci :20 role kalibri, vetëm në kinematografi, të cilët ndoshta nuk janë shumë, për nga numri, por në art dihet, në breg lartohet cilësia, se sasinë e mer lumi. Kadriu u ishte përjetë mirënjohës, njerëzve të thjeshtë, të cilët e donin se e kishin të tyre e ndër ta veçojmë peshkatarët e Divjakës, ku ai shkonte shpesh me kënaqësi .” Mallakastra më dha me tepri aq dashuri, sa nuk ja shpërblej dot “– thoshte ai ndërsa Libohova nëna e dashur e orgjinës, xhelozohej, si gjithë Shqipëria, se e donte për vehte, birin e saj. Zor se mund të gjesh një artist të këtyre përmasave, madhështor në skenë, në shesh xhirim, i njerëzishëm në biseda, i thjeshtë kudo që ndodhej, i paaritshëm në këngën labe, të cilën e përjetonte thellë në shpirtin e tij të trazuar.
Petrit Ruka shkruan, se ai tek Gjeneral Gramafoni, nuk flet, por këndon, nuk qan, por këlthet, nuk lutet, por përbetohet, nuk psherëtin, por përzien tërë dhimbjen njerëzore me një vetëdije të plotë, duke e mitizuar njeriun.. Profesor Kadriu, ka merituar vlerësime të larta si “Artiti Popullit””Nderi i Kombit, një kinema në Kuçovë mban emrin e tij dhe plot çmime si qytetar i botës së kulturuar, por mban dhe titullin “Nderi i Libohovës”, që është nëna e Origjinës .Ashtu si qyteti i Kavajës, krenohet,për Aleksandër Mojsiun .Ashtu dhe Libohova krenohet me Kadri Roshin. Kadri Rroshi zbret nga ekrani dhe nga tempulli i skenës drejt nesh, me cilësinë e kalorësit përmbi det, për të na hedhur në vahet e lumit të jetës, siç nën flet, titulli i librit të Petrit Rukës. Shumë gjëra të pa thëna, për këtë Mefistofel të skenës, i ngelen të arthmes, më të thelluar. E si mund ti thuash, të gjitha për Kadri Roshin ? Por një fabul nga libri im, me disa vargje përkushtuse po jua citoj në fund:
Heronjve ju këndoj ,që Ezopin kanë për baba
E në gurgullimën e pa prerë të jetës
Kur Shtatin ta pushtojnë ndjenjat e mëdha!
Godina e atdheut lartohet mbi gjithëcka
Por pa gurthemelet e fjalëve me peshë
Pa kopshtin e magjiktë të muzës
Pa timbrin e gjuhes së kthjellët
Do përtokej çdo popull, çdo kala…