“Kafe Çabeli” prezantohet me një imazh ndryshe, ambiente të reja dhe më shumë produkte [FOTO]

11425242_1446967872271578_2257124246128720480_n“Kafe Çabeli” inaguroi një ditë më parë ambientet e reja në Gjirokastër. Dyqani më i njohur për tregtimin e kafës jo vetëm në Gjirokastër, por edhe më gjerë, vjen tashmë me një pamje ndryshe.

Gjithçka është rinovuar dhe arreduar me një stil bashkëkohor, duke të dhënë që në hyrje një ndjesi ndryshe. Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm edhe klientë e miq, e dashamirës të “Kafe Çabeli”, një markë e lidhur fortë me të gjithë ata që dinë të shijojnë kafen e vërtetë.

Administratorja e këtij dyqani, Mirela Leka Çabeli, i njohu të pranishmit me gamën e gjerë të prdokuteve të reja që tashmë janë pjesë e “Kafe Cabeli”. Kështu, përvec kafes së freskët klientët do të gjejnë edhe produkte dietike, fruta të thata, kafe ekspress “Hausbraund” etj. Risi do të jetë edhe kafja e castit e shërbyer për t’u pirë në një kënd të vecantë të dyqanit. Kjo bëhet për të kënaqur më tej klientët e këtij dyqani. Shërbimi i përsosur dhe produktet cilësore e dallojnë “Kafe Çabeli” nga konkurrentët e vet në treg.

Ky biznes u ngrit në vitin 1996 dhe sot është në pozitat e liderit në tregun e Gjirokastrës dhe gjithë rajonit jugor. Madje, produket e tij tregtohen edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

11402930_1446968022271563_4511454165022011861_n11401389_1446968148938217_2724505205493103580_n21011_1446968265604872_4279282937414561371_n1524768_1446968745604824_3244838558257154583_n1622746_1446968408938191_7664064071361230144_n10430482_1446968962271469_3441259784461815597_n11028359_1446968088938223_3666116351008145771_n11389993_1446968845604814_643713638836651307_n11401377_1446969028938129_8810501187961186543_n