Kafe ‘Çabeli’ zgjerohet me një tjetër dyqan të ri (FOTO)

Kafe ‘Çabeli’, marka që operon suksesshëm në rajonin e jugut prej më shumë se 20 vitesh zgjeron rrjetin e dyqaneve në jug të vendit. Sot është inaguruar dyqani më i ri në qytetin bregdetar të Sarandës.
Në një ambient të arreduar bukur, dyqani i ri i ka të gjitha kushtet për pjekjen dhe bluarjen në çast të kafes turke cilësore e të freskët. Por përveç kafes në këtë dyqan do të gjeni edhe fruta të thata të pjekura në çast, kafe ekspres dhe produkte të tjera dietike. Vendndodhja e dyqanit është sipër tregut të fshatarëve në Sarandë.
Natyrisht që vlerë e shtuar për Kafe ‘Çabeli’ është edhe shërbimi cilësor që ofrohet për të gjithë klientetët. Kafe ‘Çabeli’ është sot një markë e lidhur fort me të gjithë ata që dinë të shijojnë kafen e vërtetë, jo më kot shumë prej produkteve shiten edhe përtej kufije të Shqipërisë.
©ArgjiroLajm.net