Kakavijë, arrestohet me kanabis 29-vjeçari
June 25, 2016
Policia e Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 29-vjeçar nga Saranda, pasi gjatë kontrollit rutinë është konstatuar një çantë e këtij shtetasi, brenda së cilës kishte 106 gram lëndë narkotike kanabis sativa.
I arrestuari është Kristo Dervishi.
Ai udhëtonte drejt Greqisë me një autobus.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e lëndës materiale, ndërsa materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.