Kakavijë, asgjësohen 4 parcela me kanabis
August 12, 2015
Vazhdojnë aksionet antikanabis të policisë së Gjirokastrës. Ditën e sotme janë asgjesuar 4 parcela në Kakavijë.
Në total bëhet fjalë për 1594 rrënjë kanabis. Aksioni për asgjësimin e lëndës narkotike u krye në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kakvijës.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.