Kakavijë, bllokohet makina me 18 kg drogë. Shoferi largohet me vrap në pyll [FOTO]

lenda narkotike18 kilogramë lëndë narkotike marijuanë u zbulua dhe sekuestrua nga Policia Kufitare në Kakavijë. Lënda narkotike u zbulua në orët e mbrëmjes së kaluar, gjatë kontrollit të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë, ku uniformat blu futën për kontroll një automjet.

Drejtuesi i mjetit sapo ka hapur krahun, ka zbritur nga makina dhe menjëherë është larguar me varp në drejtim të kufirit jeshil me palën greke. Në ndjekje të tij janë vënë forcat e Policisë Kufitare të Kakavijes si dhe është njoftuar menjëherë edhe Policia Greke e Kakavijes, ku pas një operacioni të përbashkët është bërë e mundur kapja e tij në pyllin e Kakavijës.

Siç raporton Libohova Online, i ndaluari është 45 vjeçari Genci Koraqe me banim në Çiflik të Beratit. Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit furgon tip “Benz” me targë AA 718 KK, rezultoi se në shashinë e automjetit me dopjo dysheme, ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, me peshë totale 18 kilogramë.

Efektivët e policisë bën sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale si dhe kanë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pritet që gjatë ditës së sotme Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijës nga policia greke, për t’u bërë arrestimi i tij për veprën penale të  “Trafikut  ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Lidhur me këtë rast, për ndjekje të mëtejshme materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

IMG_6021IMG_6023IMG_6024