Aksident në autostradën Kakavijë-Gjirokastër, një i vdekur e tre të plagosur
August 5, 2015
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër.
Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë Zervatit. Viktima është Theodhor Bezhani 75 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e daljes nga rruga të mjetit xhip me targa Gj6515A.
Pavarësisht çdo ndihme të dhënë plagët e marra kanë rezultuar fatale për Bezhanin.
Viktima Theodhor Bezhani ka qenë kryetari i parë i Omonia-s.
Tre të lënduarit u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.